AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këtë sezon, moda zgjedh femrën gangstere

Shko poshtë

Këtë sezon, moda zgjedh femrën gangstere  Empty Këtë sezon, moda zgjedh femrën gangstere

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Sep 07, 2013 7:50 pm

Përgatituni të zhvisheni nga i njëjti look i zakonshëm: femra e së ardhmes vishet si mashkull, duke “vjedhur” nga dollapi këmishat dhe kompletet e tij. Ajo luan me imagjinatën për të rishpikur një look hermafrodit (një pamje e të dy sekseve)
Burimi:Shqip


Këtë sezon, moda zgjedh femrën gangstere  864c7241-0e57-4d3c-b9fd-a16f46446127---0-Ka shumë studime, të cilat tregojnë se meshkujt preferojnë femrat me pamje të këndshme dhe femërore, me taka dhe me veshje që nxjerrin në pah format dhe elegancën e tyre. Por moda e fundit e këtij sezoni bie ndesh me preferencat e meshkujve, duke i ftuar femrat që të zhvishen nga stili i kukullave dhe i vajzave fatale dhe të vjedhin nga dollapi veshjet e partnerëve të tyre për t’i treguar që ato mund të jenë seksi edhe me veshje mashkullore. Kush ka stil mund të guxojë të shpikë kombinime të reja tërheqëse.


Duke lënë mënjanë ngjyrat, lulet, printimet e dizenjot e kafshëve, gjërat e shndritshme dhe fosforeshente, femra e sezonit të ri ndryshon “fytyrë” dhe nxjerr jashtë karakterin që thekson shpirtin e saj mashkullor. Por si? Me një ndryshim pamjeje, që lejon të luash dhe të bësh “burrin”. Për t’u provuar është tipi i xhaketës ushtarake, i propozuar në koleksionin e ri të “Promod”, një lider, për të cilin feminiliteti nuk është vënë asnjëherë në dyshim, falë dizajneve me perla, të cilat e ëmbëlsojnë jakën. Kjo lloj xhakete do të dukej perfekte nëse do të kombinohej me pantallona të ngushta me shtrat të lartë, duke i vendosur dhe një rrip. Ky është një nga modelet e shumta të propozuara nga koleksioni “Asos”.


Tërheqës është edhe modeli i këmishës me jakë, me prerje mashkullore, e mbuluar nga një jelek. Interesante mbeten kostumet me vija të propozuara nga “Versace”. Pastaj një look prej gangstereje bëhet unik dhe origjinal edhe me kombinimin me një kapele dhe sigurisht një çantë prej doktori e modelit “Prada”, e cila e bën veshjen më vjeshtore. Për sa u përket këpucëve, lërini këmbët më mirë të çlodhen të paktën përkohësisht… Thojuni lamtumirë takave marramendëse dhe përgatituni të mirëprisni komoditetin, duke provuar të rizbuloni kënaqësinë e të ecurit sa më pranë tokës me një palë këpucë të sheshta, të stiluara me ndonjë dantellë. Por mos harroni të mbani me vete edhe ndonjë model femëror, ndonjë detaj të vogël që thekson feminilitetin. Për këtë sezon janë ende në modë orat e dorës me stil mashkulli.

Tendencat e ngjyrave vjeshtë-dimër 2013-2014

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër 2013-2014 janë bërë tashmë publike nga më të famshmit e botës së modës si “Emporio Armani”, “Chloé”, “Dsquared2”, “Dior”, “Celine”, “Roberto Cavalli”, “Givenchy by Riccardo Tisci”. Dyqanet natyrisht pas boshatisjes me skontot e postsezonit veror, po vazhtojnë përgatitjen për momentin e sezonit të ardhshëm. Një pjesë e koleksioneve të reja tashmë janë në vitrina, duke pritur vetëm të zgjidhen nga ata që ndjekin modën. Por sigurisht për të goditur në shenjë ju duhet të informoheni për trendet, e sidomos ato të ngjyrave. Kështu, e zeza totale nuk mungon asnjëherë, por këtë vit, është mbretëresha e gardërobës. Ajo mund të mbahet nga mëngjesi deri në darkë. Edhe ngjyra gri do të jetë e pranishme gjatë këtij dimri dhe ajo nuk do të ketë “rivale”, por do të mbështetet fort në pamjen tonë. Ngjyrave të këtij sezoni nuk do t’i mungojnë edhe ato me shkëlqim, fundja të gjitha femrat këtë pëlqejnë: duan të shkëlqejnë! Edhe ngjyra e bardhë do të jetë pjesë e sezonit vjeshtë dimër 2013-2014.

♛Melody♛
♛Melody♛

Këtë sezon, moda zgjedh femrën gangstere  Coolte21

Shteti Shteti : Këtë sezon, moda zgjedh femrën gangstere  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi