AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz”

Shko poshtë

Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz” Empty Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz”

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 22, 2013 10:02 pm

Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz” Xhemi-300x168Xhem Krasniqi, 31-vjeçari nga Shqipëria, i vrarë dy ditë më parë ndërsa kishte shkuar bashkë me familijen e tij në jug të Anglisë, për të vizituar pjesëtarë të familijes së tij, nuk ishte pjestar i ndonjë grupi criminal dhe konsiderohej nga të gjithë një njëri i mirë që shikonte hallin e vet. Megjithatë policia britanike ka bërë të ditur se tashmë e ka emrin e vrasësit të 31 vjecarit që ishte punëtor skelash, por nuk e bëjmë atë public pëqr shkak të hetimeve. Ndërkohë, policia ka informuar të gjitha portet dhe pikat e kalimit kufitar, për të bllokuar të dyshuarin, nëse ai kërkon të largohet nga vendi.

Bëhet e ditur se rreth 20 dëshmitarë kanë kontaktuar policinë, për të ndihmuar në hetimin e vrasjes dhe tentativës së vrasjes, ndaj dy personave të tjerë, të cilët shoqëronin viktimën Krasniqi i cili u qëllua me tre plumba dhe ndërroi jetë në spitalin e qytetit Hove./alb-observer.com/
♛Melody♛
♛Melody♛

Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz” Coolte21

Shteti Shteti : Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz” Empty Konflikt mes dy familjeve, vritet shqiptari Xhem Krasniqi

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 22, 2013 10:20 pm

Një shqiptar është vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Britaninë e Madhe. BBC raportoi dje se një person, shtetas shqiptar, u qëllua me armë në rrugë në Hove. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas konfliktit mes dy familjeve shqiptare. Sipas mediave britanike, 31-vjeçari Xhem Krasniqi u qëllua në bark në Church Road. Siç njofton rrjetin televiziv BBC, vëllai i Krasniqit dhe nipi i tij u qëlluan gjithashtu, por u shpëtuan plumbave. Policia e Sussex thotë se tanimë i di emrat e atentatorëve dhe besohet se viktima kishte njohje me ta. Inspektori Jeff Riley tha se ka të dhëna se mes përfaqësuesve të dy familjeve shqiptare ka pasur mosmarrëveshje, të cilat kanë çuar tek ky krim. Viktima, që jetonte në Kent, po vizitonte familjen e tij në Brighton së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij. Ai, së bashku me vëllain dhe nipin, po ecnin në rrugë në momentin kur tre persona u shfaqën para tyre dhe hapën zjarr. Krasniqi u dërgua në Royal Sussex Country Hostpital, por vdiq pak orë më vonë. Viktima kishte më se gjashtë vjet që jetonte në Britani së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Sipas njoftimeve nga banorët e zonës, të cilave u referohet policia, Xhem Krasniqi ka qenë duke vizituar disa të afërm kur ka ndodhur konflikti. Dyshohet se mosmarrëveshja është zhvilluar mes dy familjeve dhe pas saj ka ndodhur edhe krimi./panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz” Coolte21

Shteti Shteti : Tre plumba mbi shqiptarin në Britaninë e Madhe, policia: “Nuk ishte mafioz” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi