Si ta kuptoni se ajo është e duhura
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Si ta kuptoni se ajo është e duhura
Kjo është njëra ndër shenjat më të sigurta se e keni gjetur dashurinë e jetës. Ekspertët mendojnë se duhet pasur në konsideratë këtë fakt, ngase është njëri ndër më të rëndësishmit kur kemi të bëjmë me lidhjen tuaj. Ekspertët që merren me lidhjet dhe marrëdhëniet në dashur i kanë zbuluar edhe shenjat tjera që e vërtetojnë dashurinë dhe sinqeritetin ndaj një personi tjetër: | ||||
| ||||
1. Duke u bazuar në studimet e ekspertëve, në fazën fillestare çiftet shpeshherë dëshirojnë të eksperimentojnë me aktivitete të ndryshme. Mirëpo, porsa midis tyre të zhvillohet besimi i ndërsjellë, vetë fakti se ata tashmë janë së bashku është aktiviteti më i mirë të cilin mund ta kujtojnë dhe kjo ju mjafton. 2. Kur ta keni gjetur personin e dashur, atëherë e keni një ndjenjë se me të tjerët nuk keni për çfarë të bisedoni. Nëse jeni të gatshëm t’i hidhni numrat e telefonit dhe adresat e personave të bukur nga e kaluara dhe kurrë të mos ndieni nevojë për të dalë me dikë tjetër, atëherë kjo është shenja më e qartë se e keni gjetur dashurinë tuaj të vërtetë. [color][font][/font][/color] 3. Nëse keni nevojë për mbështetje dhe përkrahje, atë e kërkoni nga partneri juaj. Për më shumë, ndaj tij ndiheni se mund të jeni vetvetja. Të jeni miqtë më të mirë është kyçe, ngase mund t'i ndani mendjen dhe frikën së bashku. [color][font][/font][/color] 4. Kur jeni të dashuruar mund të rrezatoni përjetësisht. Nëse mendoni se po ndiheni mirë për faktin se ai është në jetën tuaj, atëherë kjo do të thotë se e keni gjetur dashurinë e vërtetë. [color][font]Por a mund ta zgjedhim atë që duam? [/font][/color] Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhim personin në të cilin do të dashurohen. Kur bëhet fjalë për t’u dashuruar, është e vështirë ta parashikoj më pse, kur dhe në kë do të dashurohemi, apo jo? Nganjëherë dashurohemi kalimthi, e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi do të mbetemi zemërthyer dhe të pikëlluar. [color][font][/font][/color] Më pas, në ndihmë vijnë shoqet, duke thënë se kjo nuk është gjë, se ai tipi ishte një majmun dhe se nuk është i vetmi djalosh në botë. Sipas studimeve më të reja, as ndjenja. e të qenit të dashuruar nuk zgjat përjetësisht. Në fakt, në një anketë (në të cilën kishin marrë pjesë 2 000 të anketuar) kanë zbuluar se njeriu mesatarisht dhe sinqerisht dashurohet vetëm katër herë gjatë jetës së tij. Në bazë të po të njëjtit studim, 33% e të anketuarve i kanë qëndruar besnik dashurisë së parë. |
Similar topics
» Si ta kuptoni nëse shefi juaj është i lig...
» A eshte i dashuruar me ju?
» Eliminoni rrathët e zinj me ushqimet e duhura
» Është liqeni më i bukur në planetë me ujërat më të pastër, por është vrasëses, ja misteri!
» Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
» A eshte i dashuruar me ju?
» Eliminoni rrathët e zinj me ushqimet e duhura
» Është liqeni më i bukur në planetë me ujërat më të pastër, por është vrasëses, ja misteri!
» Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi