Jonida Vokshi: “Vajza mendjemadhe e pronarit të shkollës”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Jonida Vokshi: “Vajza mendjemadhe e pronarit të shkollës”
Krahas shfaqjes në ekran si imazh publicitar, herë pas here ajo angazhohet edhe me projekte televizive.
Ne nje interviste, vec te tjerave, Jonida tregon edhe per projektin me te afert televiziv, ku ajo do te kete rolin te cilin e përshkruan edhe me poshte.
Këtë sezon si dhe ku do të të shohim?
Këtë sezon televiziv do të shfaqem si aktore në një serial të ri televiziv në gjininë komedi, të titulluar “Oh, sa mirë”, që do të transmetohet së shpejti në “Digitalb”. Seriali është një bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, me regjisor Ilir Bokshin dhe ka bashkuar aktorët shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Roli im është ai i një prej studenteve, pasi ngjarja zhvillohet në një shkollë private…
Pas sa kohësh i rikthehesh aktrimit?
I rikthehem pas disa muajsh, pasi periudha kur fillova xhirimet e serialit “Oh, sa mirë” ishte shumë pak pasi mbylla shfaqjen “Klani i të divorcuarave” në Teatrin Kombëtar, me regji të Inis Gjonit.
Cilët janë aktorët e tjerë dhe ku janë bërë xhirimet?
Filmi është me 12 seri dhe është xhiruar në Prishtinë, ku unë luaj me aktorë si: Enver Petrovci, Xhevdet Jashari, Olta Daku, Eftiola Laçka, Helidon Fino dhe Koço Devole. Pjesa më e madhe e aktorëve janë studentë dhe një pjesë tjetër janë pedagogët e tyre, meqenëse flitet për një shkollë, ku janë mbledhur studentë të trevave dhe dialekteve të ndryshme shqiptare.
Dashurohesh në këtë serial, dhe çfarë tipi femre luan?
Nuk dashurohem me askënd, se jam tepër mendjemadhe dhe mendoj që askush aty nuk është në nivelin tim (qesh). Duke qenë se jam vajza e drejtorit të shkollës, jam dhe më e llastuara.
Atëherë me cilin aktor je më afër në rol, dhe si e përjeton këtë eksperiencë?
Me Enver Petrovcin, i cili është pronari dhe drejtori i shkollës, dhe unë jam e bija. Është shumë argëtuese dhe e lehtë të luash me Petrovcin, për shkak të profesionalizmit të tij. Pa dyshim është një kënaqësi dhe eksperiencë shumë e mirë.
Të luash në një film është ndryshe nga përvoja e të qenit imazh i “Digitalb”. Cila është ndjesia e të qenit imazh publicitar?
Krenari, nëse do të duhej ta përcaktoja me një fjalë. Më bën të ndihem përherë e më mirë, më e sigurt kur xhiroj një spot, më e realizuar, nga një spot te tjetri.
Dihet që pozicioni yt si imazh është i lakmuar. Si ndihesh në këtë konkurrencë?
Në fakt roli i një imazhi nuk është i përjetshëm dhe nuk është profesion, ndaj dhe unë nuk e ndiej këtë rrezik, pasi njëkohësisht më duhet të merrem me projekte që kanë të bëjnë me profesionin tim, e që vërtet dua të zgjasin përjetë.
Çfarë do të doje të provoje tjetër në televizion? Një program që të mbajë tërësisht emrin tënd e lakmon?
Asgjë, përveçse të çoja më përpara e të realizohesha më tepër në atë që po bëj. Jam e fokusuar në punën që kam marrë përsipër. E për sa i përket programit, do të fillojë sërish në kanalin “T” emisioni që tashmë njihet, por kësaj here do të vijë ndryshe në format dhe në përmbajtje. Nuk dua të zbuloj më shumë për momentin.
Similar topics
» Vajza e Michael Jackson tentoi të vetëvritej pasi mësoi se nuk ishte vajza biologjike e tij
» Jonida Maliqi, suksesi i klipit vjen me herën e dytë....
» Djali i pronarit të Shijak TV qëllon me armë punonjësit e AMA-s
» Vrasja e pronarit të autoshkollës, policia: E vrau burri dhe i biri i dashnores
» Edi Rama në ditën e parë të shkollës
» Jonida Maliqi, suksesi i klipit vjen me herën e dytë....
» Djali i pronarit të Shijak TV qëllon me armë punonjësit e AMA-s
» Vrasja e pronarit të autoshkollës, policia: E vrau burri dhe i biri i dashnores
» Edi Rama në ditën e parë të shkollës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi