Djali i pronarit të Shijak TV qëllon me armë punonjësit e AMA-s
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Prej disa muajsh mes televizionit Shijak TV dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive ka një debat të hapur lidhur me licencën e televizionit të parë privat.
Por, së fundmi konflikti ka degjeneruar deri në përdorim të armëve. Siç thuhet në një komunikatë të AMA-s, gjatë ushtrimit të detyrës sipas vendimit të gjykatës, punonjës të AMA-s janë qëlluar me pistoletë nga djali i pronarit të Shijak TV.
Shijak TV ishte një nga televizionet më afër Berishën në kohën që Partia Demokratike ishte në opozitë. Por pas ardhjes së PD-së në pushtet pati një ftohje të marrëdhënies mes tyre.
Në njoftimin e dhënë për shtyp nga ky autoritet thuhet:
“Ditën e Martë, më datë 21.05.2013, grupi i inspektorëve të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), së bashku me përmbaruesin gjyqësor z. Baftjar Nela, në zbatim të vendimit të Gjykatës mbi “Urdhrin e Ekzekutimit”, nr 2424, dt. 15.04.2013, u paraqit në pikën transmetuese Fushë-Dajt. Qëllimi i grupit të punës ishte zbatimi i vendimit gjyqësor për “Sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të subjektit të palicencuar TV Shijak”. Pas paraqitjes në pikën e transmetimit, punonjësit e AMA-s u ndeshën me disa persona të panjohur, të pajisur me mjete të forta, të cilët nuk lejuan ushtrimin e detyrës në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Gjatë rrugës së kthimit, në afërsi të fshatit Surrel, automjeteve të grupit të punës të AMA-s, u është prerë rruga nga një automjet tip Fuoristradë me ngjyrë të zezë, me xhama të errët. Nga ky automjet kanë dalë 3 persona, të cilët ndërmorën kërcënime verbale ndaj anëtarëve të grupit të punës dhe përmbaruesit privat. Njëri prej tyre, shtetasi Parid Ismaili, djali i pronarit të televizionit privat të palicensuar “TV Shijak”, nxori një armë tip pistoletë dhe qëlloi një herë në drejtim të grupit të punës. Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar fizikisht nga kjo goditje me armë.
Pas kërcënimeve verbale, të pasuara nga e shtëna me armë zjarri, grupi i inspektorëve u paraqit në ambientet e komisariatit nr. 4 në Tiranë dhe bëri denoncimin përkatës. Organet e rendit dhe prokurorisë kanë nisur veprimet përkatëse ligjore për çështjen në fjalë.
AMA i bën thirrje opinionit publik ta mbështesë në misionin e saj për zbatimin e ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe siguron se mbetet e vendosur të vazhdojë zbatimin e ligjit ndaj të gjithë subjekteve audiovizivë sipas ligjit”.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

Similar topics
» Tiranë, eksploziv makinës së punonjësit të bashkisë
» Jonida Vokshi: “Vajza mendjemadhe e pronarit të shkollës”
» Vrasja e pronarit të autoshkollës, policia: E vrau burri dhe i biri i dashnores
» Sherr për pasagjerët, taksisti qëllon me thikë djalin e taksistit tjetër
» Lajmi i Fundit/ Hipin në të njëjtën taksi për Përmet, pasagjeri qëllon për vdekje pasagjerin tjetër
» Jonida Vokshi: “Vajza mendjemadhe e pronarit të shkollës”
» Vrasja e pronarit të autoshkollës, policia: E vrau burri dhe i biri i dashnores
» Sherr për pasagjerët, taksisti qëllon me thikë djalin e taksistit tjetër
» Lajmi i Fundit/ Hipin në të njëjtën taksi për Përmet, pasagjeri qëllon për vdekje pasagjerin tjetër
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi