AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indi, bebja që nxjerr flakë nga trupi, çuditen mjekët

Shko poshtë

Indi, bebja që nxjerr flakë nga trupi, çuditen mjekët Empty Indi, bebja që nxjerr flakë nga trupi, çuditen mjekët

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Aug 29, 2013 5:39 pm


Indi, bebja që nxjerr flakë nga trupi, çuditen mjekët 72075-300x161

Indi, bebja që nxjerr flakë nga trupi, çuditen mjekët 72075-300x161Një fëmijë vetëm tre muajsh është kthyer në një mister për familjen e tij dhe mjekët mbarë botës. Foshnja e çiftit indian,Karnan Perumal, 26 vjeç dhe Rajeshëari Karnan, 23 vjeçe , nxjerr flakë nga trupi i tij.
Mjekë nga e gjithë bota, por dhe ekspertë të fenomeneve mbinjerëzore po përpiqen të shpjegojnë si është e mundur që vogëlushi Rahul, i lindur në Tamil Nadu 3 muaj më parë, arrin të prodhojë flakë nga trupi i tij. Sipas “The Times of India”, djali ka marrë flakë vetvetiu katër herë gjatë dy muajve. Herën e parë që nëna e fëmijës, Rajeshëari, konstatoi flakët në trupin e tij ishte nëntë ditë pas lindjes. Ajo e shtroi djalin në spital dhe gjithçka duket se i’u rikthye normalitetit, por disa ditë më vonë, Rahul mori sërish flakë.
Pas këtij rasti, prindërit e foshnjes vendosën ta çonin djalin në Kilpauk Medical College për analizime më të thella, por ende nuk kanë arritur të marrin një përgjigje. Mësohet se mjekët dyshojnë se flakët në trupin e djalit mund të ndizen për shkak të emetimit të një lloj gazi nga lëkura e tij, natyra e të cilit nuk është zbuluar ende. Doktori Brian J. Ford shprehet se në trupin e Rahul mund të ketë lëndë kimike aceton që në kontakt me agjentë të tjerë natyrorë mund të ndizet spontanisht.
Nga ana tjetër, njerëzit thonë se kjo mund të jetë vepër e djallit.“Si familje jemi vërtet të shqetësuar, sepse fqinjët janë të trembur dhe besojnë se djali ynë është nën kontrollin e ndonjë demoni, i cili ndez flakët në trupin e tij.”- deklaroi Karnan. Madje ata shtojnë më tej se këto janë punë të hyjnive, ndërsa disa të tjerë thonë se shkak është lënda e fosforit, përmbajtjen e së cilës e kanë dhe materialet me të cilat është ndërtuar shtëpia e çiftit.
Ndërkaq,doktorët shtojnë se Rahul mund të jetë viktimë e një prej fenomeneve më misterioze dhe të çuditshme që kanë ndodhur në botën tonë, duke e quajtur, djegia spontane e njeriut.
 

- See more at: http://medialajm.al/2013/08/indi-bebja-qe-nxjerr-flake-nga-trupi-cuditen-mjeket/#sthash.EvOjriDP.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Indi, bebja që nxjerr flakë nga trupi, çuditen mjekët Coolte21

Shteti Shteti : Indi, bebja që nxjerr flakë nga trupi, çuditen mjekët Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi