AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skemat piramidale shfaqen në Indi

Shko poshtë

Skemat piramidale shfaqen në Indi Empty Skemat piramidale shfaqen në Indi

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 18, 2013 9:29 pm

Skemat piramidale shfaqen në Indi India-i-arrestuari-per-skeme-piramidale-320x219Nën mbrojtjen e politikanëve, shtiren si banka dhe shkaktojnë katastrofë

Dalia Ghosh, një infermiere 28-vjeçare në qytetin e Kalkutës në Indinë lindore, investoi kursimet e saj në një fond të palicencuar të drejtuar nga konglomerati mediatik, Saradha, vitin e kaluar, me shpresë se shpejt do të niste një biznes të sajin. Por Saradha falimentoi në prill, duke zhdukur 3.7 miliardë dollarë depozita, më së shumti nga indianët e varfër dhe duke zhytur shtetin e Bengalit Perëndimor në një skandal qeveritar. Miliona indianë rrezikohen nga mashtrime të këtij lloji.

Saradha deri në prill mbante dy politikanë të profilit të lartë në borderotë e veta. Ajo i humbi paratë në investime të këqija dhe duke paguar komisione të ekzagjeruara për agjentët e saj.

“Ne i besuam atij si budallenj për shkak se na premtonin interesa katër herë më të larta se një bankë shtetërore’, tha Ghosh, e cila humbi 1800 dollarë në këtë skemë, duke besuar se ajo qe e kontrolluar dhe e licencuar nga qeveria.

Derisa u rrëzua, Saradha qe një i jashtëligjshëm i fuqishëm në disa pjesë të Indisë me veprimtari në prona të paluajtshme dhe media, përfshirë shumë gazeta e televizione. Këto media shikohen nga shumë njerëz si zëri i Kryeministrit të Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee. Saradha është vetëm një nga mijëra skema financiare të palicencuara të Indisë, shumë prej të cilave lulëzojnë jashtë radarit rregullator me mbrojtjen e politikanëve vendorë, thonë ekonomistët.

Ekspertët thonë se një kombinim i mungesës së sundimit të ligjit me popullatën e paarsimuar dhe me mungesën e sistemit bankar konvencional sjell lulëzimin e këtyre skemave, të cilat, premtojnë interesa të larta për të joshur kursimtarët./gazetashqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Skemat piramidale shfaqen në Indi Coolte21

Shteti Shteti : Skemat piramidale shfaqen në Indi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi