AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politikani rus zemëron anglezët: Bebja do jetë një tjetër monark gjakpirës.

Shko poshtë

Politikani rus zemëron anglezët: Bebja do jetë një tjetër monark gjakpirës. Empty Politikani rus zemëron anglezët: Bebja do jetë një tjetër monark gjakpirës.

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 24, 2013 11:44 pm

Politikani rus zemëron anglezët: Bebja do jetë një tjetër monark gjakpirës. PolitikaniPolitikani rus zemëron anglezët:


Një politikan rus ka shkaktuar zemërim në Angli pasi ka deklaruar se bebja e çiftit Kate dhe William do të pijë gjakun e Rusisë në mesin e shekullit 21.



Vladimir Zhirinovsky, 67 vjeç, kryetar i partisë nacionaliste liberal- demokrate, tha se nuk duhet festuar për monarkun e ardhshëm britanik.



Ai akuzoi monarkinë britanike se ka shkatërruar shtetin rus.



Politikani kontrovers i bëri komentet gjatë një interviste me gazetën shtetërore Rio Novosti.



“Monarkia britanike ka shkatërruar shtetin tonë. Sot aktivistët e opozitës janë atje, prandaj nuk duhet gëzuar. Për këtë arsye lindja e një tjetër monarku britanik, që do të pijë gjakun tonë diku nga mesi i shekullit 21, nuk duhet të na gëzojë”, tha ai.



Megjithatë Kremlini zyrtar përgëzoi Mbretëreshën për lindjen e stërnipit.



Familjet mbretërore ruse dhe angleze janë të lidhura përmes Mbretit Xhorxhi V, që ka qenë kushëri i parë i Carit Nikolla II, të cilin disa e fajësojnë për rënien e dinastisë Romanov në vitin 1917.



Politikani Vladimir Zhirinovsky, që bëri këto komente, njihet jo vetëm si nacionalist, por edhe si një shoumen dhe qejfli klubesh nate.
♛Melody♛
♛Melody♛

Politikani rus zemëron anglezët: Bebja do jetë një tjetër monark gjakpirës. Coolte21

Shteti Shteti : Politikani rus zemëron anglezët: Bebja do jetë një tjetër monark gjakpirës. Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi