AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

26-vjeçarja shqiptare që lëviz me karrige invalidi Kampione Noti

Shko poshtë

shqiptare - 26-vjeçarja shqiptare që lëviz me karrige invalidi Kampione Noti Empty 26-vjeçarja shqiptare që lëviz me karrige invalidi Kampione Noti

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 27, 2013 5:51 pm


shqiptare - 26-vjeçarja shqiptare që lëviz me karrige invalidi Kampione Noti 123

- Sytë e saj janë bojëqielli,janë njëlloj si ngjyra e ujit. Duket sikur ka lindur për të lëvizur në ujë. Jeta nuk i ka ofruar kushtet më të mira për të lëvizur në tokë, por pasioni për të notuar dhe të shëtitur në ujë, e ka bërë 26-vjeçaren shqiptare kampionen e Garave Paralimpike të vitit 2013.  Ajo ka rreth dy vite që stërvitet për këtë kampionat, por rezultatet e saj në këtë Garat Paralimpike janë të mahnitshme. Për italianët, emri i saj është disi i pazakontë. Në një intervistë me një nga mediat italiane, ajo rrëfen se është nga Shqipëria dhe se emrin ia ka vënë e motra e cila është vetëm dy vite më e madhe se ajo. Arjola tashmë është bërë një nga personazhet më të dashur të medias italiane. 

Fotot e saj kanë filluar të bëjnë xhiron e internetit nëpër botë. Ajo rrëfen në këtë intervistë se ka notuar gjatë gjithë jetës, por për këtë kampionat ka vetëm një vit e gjysmë që përgatitet. “Gjithçka ka nisur shumë spontanisht. Unë shkoja thjesht të notoja. Por notoja aq shumë sa fillova të pyes vetes nëse mund të përgatitem për ndonjë sfidë. Kur dëgjova për këtë kampionat u regjistrova menjëherë”, u shpreh ajo, buzë pishinës menjëherë pasi theu rekordin e vetvetes.  Në fillim theu rekordin e garave 50 metra, pastaj atë të 100 metrave dhe vetëm një muaj më parë ajo theu edhe rekordin në një garë për 200 metra në stil të lirë. 

Ajo gjithmonë garon me stil të lirë. 50 metra Arjola Trimi i realizon për 44 sekonda e 65 të qintat, ndërkohë që 100 metërshin record ajo e ka përmbushur për vetëm 1 minutë e 37 sekonda e 44 të qindat. Rekordi i fundit dhe më i vështiri, ai i 200 metrave na jep shifra po aq marramendase se të parat. Arjola mundi ta realizonte për 3 minuta e 25 sekonda e 25 të qindat garën dhe sfidën më të vështirë që i vuri vetes në këtë kampionat. Por këto rezualtatë të shkëlqyera fshihen pas një regjimi të mirë. "Unë zgjohem herët në mëngjes, shkoj në punë po herët në mëngjes dhe kthehen në 4:30 nga puna. Pastaj shkoj menjëherë në shtëpi. Ushqehem dhe pas një pushimi të shkurtë hyj në pishinën e shtëpisë sime për t’u stërvitur. Notoj deri në mbrëmje, rreth orës nëntë e gjysmë", rrëfen ajo për televizionin sportive italian, 

Arjola është pyetur edhe për familjen, për mendimin e pjestarëve të tjerë të familjes mbi iniciativat dhe sfidat që 26-vjeçarja i ka vënë vetes. "Familja ime e ka shprehur gjithnjë faktin se është gjithmonë krenare për mua. Ata më kanë mbështetur gjithmonë mua, në të gjitha sfidat, ashtu si edhe në këtë të fundit. Ja, pse jam e suksesshme, sepse kam njerëz që më mbështesin", ka deklaruar ajo. Arjola, ashtu si ka edhe mbiemrin po tregohet vërtet një vajzë trime. Por, ajo nuk mbetet vetëm e tillë. Por edhe e suksesshme. 



REKORDET 

Arjola është paraplegjike, por në not, ajo është kampione. Zakonisht garon në stilin e lirë. Nuk lodhet të përgatitet dhe të garojë për 50 metër, 100 metër apo 200. Peshon vetëm 62 kile dhe është e gjatë 178 cemtimetra. E nëse nuk do të ishte notare kampione, Arjola Trimi me siguri do të bëhet fotomodele. Sytë e saj të kaltër kanë bërë për vete thuajse të gjithë pjesëmarrësit dhe audincën në Itali. Arjola Trimi ka marrë pjesë në kampionatin e zhvilluar në Napoli këtë vit dhe ka thyer rekordin duke realizuar në 50 metërsh në stil të lirë për 44 sekonda e 65 të qintat. Ky është titulli i cili, Arjola e rendit sin ëjë titull kombëtar. Ndërkohë që ndër titujt apsolutë, ajo rrëfen rekondin që theu në Itali në 100 metra not me stilt ë lirë. Këto 100 metra, i ka realizuar për vetëm 1 minutë e 37 sekonda e 44 të qindat. Ndërsa 200 metra po prapë në stilt ë lirë, Arjola mund ta realizojë për 3 minuta e 25 sekonda e 25 të qindat. Ky është edhe rezultati më i shpejtë në Itali për këto gara noti.
♛Melody♛
♛Melody♛

shqiptare - 26-vjeçarja shqiptare që lëviz me karrige invalidi Kampione Noti Coolte21

Shteti Shteti : shqiptare - 26-vjeçarja shqiptare që lëviz me karrige invalidi Kampione Noti Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi