AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit

Shko poshtë

21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit Empty 21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Sep 08, 2013 2:02 am



  • Denisa Gokovi, pianistja që guxon të prekë kinematografinë dhe letërsinë
  • Rrëfimi i një vajze që po hedh hapat e parë drejt një karriere artistike të pasur me muzikë e kinematografi







21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit 1167724_645964132095340_945565815_n
21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit 1241567_645965005428586_1448072035_n
21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit 1290117_645964718761948_1248320730_n
Luela Myftari
- Sot do t’ju prezantojmë një vajzë pak të njohur në Shqipëri, por që jashtë po korr suksese të mëdha. Ajo është diplomuar si pianiste, por karriera e saj artistike është më e gjerë. Merret jo vetëm me muzikë. Denisa Gokovi kohët e fundit është duke u angazhuar edhe në kinematografi. Vajza shqiptare që sot është edhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë për të Drejtat e Njeriut nga organizata ndërkombëtare International Human Rights Comission, do të jetë protagonistja e një filmi që do të shfaqet jo vetëm në Bollivud, por në të gjithë botën. Mendohet se edhe në Hollivud do të ketë sukses historia e dashurisë së një vajze që nuk flet dot me një djalë indian. Në këtë intervistë me “Shekullin”, Denisa do të na rrëfejë më shumë për filmin, xhirimet e të cilit fillojnë këtë muaj. Sigurisht, që ajo do të na rrëfejë edhe më shumë për veten, historinë e saj të suksesit, si arriti të merrte rolin kryesor në këtë film dhe jetën e saj jashtë Shqipërisë.
Si u bë Denisa pjesë e një filmi që do të shfaqet në Bollivud?
Përshëndetje! Fillimisht, dua të them se jam shumë e gëzuar që edhe media në Shqipëri po bëhet pjesë e medieve botërore, duke u interesuar kështu për këtë film. Është një ngjarje që në dukje nuk është as e komplikuar dhe as e vështirë për t’u shpjeguar. U bëra pjesë e filmit në mënyrë të rastësishme. Ishte një promovim libri që bëhej në Tiranë, këtu e rreth tre muaj më parë. Aty takova edhe producentin e këtij filmi. Vetëm pas një bisede që mua m’u duk e shkurtër ai më foli për idenë e tij më të fundit. Sigurisht që kur bëhet fjalë për art unë dëgjoj me kënaqësi. Kështu bëra edhe këtë herë. Nuk vonoi shumë kur vetë ai më shprehu interesin e tij profesional për të më besuar rolin kryesor në filmin e tij, duhet cilësuar ndërkombëtar. Sepse realisht jam shumë e lumtur që Shqipëria do të prezantohet në median ndërkombëtare.
Na tregoni pak më shumë përfilmin “Next visitation be not be”
Saktësisht, “Next visitation be not be. Big love story”. Ky film do të transmetohet në tri gjuhë të ndryshme, anglisht, arabisht dhe në gjuhën indiane. Mediet ndërkombëtare kanë shprehur interesin e tyre për të përcjellë reklamën e parë apo xhirimet e para të filmit. Ndaj, edhe në Shqipëri me kënaqësi do t’ju rrëfej më shumë për produkt të mirë kinematografik. Subjekti veçon një histori të madhe dashurie ku gjithçka injektohet nga një shoqëri në dukje indiferente. E gjithë kjo histori dashurie rrëfehet me anë të formulës së saktë të përjetimit dhe dhembjes në funksion të lumturisë, ku për të faktuar problematikat çmimi nuk ndryshon dhe përjetimi fal të njëjtin këndvështrim të trishtimit që nuk bën gjë tjetër veçse përkthehet në emocion dhe lot. Theksoj që ky film ka mbështetje maksimale nga kolegët tuaj dhe tanë në Hollywood. Natyrisht që transmetimi i filmit do të vonojë pak pasi xhirimet e para tani fillojnë. Besoj se do të transmetohet në fillim të Vitit të Ri, fillimisht në Bollywood (Indi) dhe më pas në Hollywood (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Xhirimet kanë filluar? Ku do të realizohet? Në Indi?
Përgatitjet për këtë film kanë kohë që kanë filluar por, xhirimet do të fillojnë në fund të shtatorit dhe do të zgjasin 3 muaj, deri në dhjetor. Do të jenë xhirime intensive. Natyrisht që, xhirimet do të zhvillohen në vende fantastike dhe të pashfrytëzuara më parë, në Indi.
Ju vetë e njihni indishten, arabishten apo anglishten?
Di anglisht, por jo indishte. Jo, nuk e di gjuhën indiane, por në rastin konkret roli im nën personazhin e emrit Sonya do të jetë roli i një vajze memece, historinë e së cilës për më tepër do t’ju duhet ta ndiqni.
Mendon se do të jetë e vështirë për një 21-vjeçare, si ty?
Do të transmetoj respektivisht punën time me gjeste, me anë të ndjeshmërisë së duhur të aktrimit. Sigurisht që, akoma më shumë rritet përgjegjësia dhe vështirësia e punës, kur të duhet të aktrosh me gjeste. Nuk e di sa të vështirë e kanë 21-vjeçaret dhe nuk e di se sa të vështirë do ta ketë një 21-vjeçare si unë.
 
Një ambasadore mes muzikës, letërsisë dhe kinematografisë
Denisa ka studiuar për piano që në moshën 6-vjeçare. I pëlqen shumë të lexojë dhe në një farë mënyre këto kohë po përpiqet të shkruajë diçka të bukur. Nëse letërsia që po bën ajo do të vlerësohet, Denisa shpreh hapur se me kënaqësi do ta botonte librin e saj në dy gjuhë të huaja. Pas disa ditësh, pritet që ajo të niset për në Indi, në mënyrë që të realizojë skenat e një filmi për të cillin Bollivudi po flet shumë. Aktualisht, Denisa Gokovi është Ambasadore e Vullnetit të Mirë për të Drejtat e Njeriut nga organizata ndërkombëtare International Human Rights Comission. Mes letërsisë, muzikës dhe aktrimit qëndron nja ambasadore shqiptare 21-vjeçare si Denisa.
Çfarë marrëdhënie keni sot me pianon, muzikën? Kemi mësuar keni një lidhje afatgjatë bashkë...
Për sa i përket marrëdhënies sime me pianon, më lejoni të them se një marrëdhënie që ka filluar që herët, nuk shpjegohet dot me pak fjalë. Unë kam studiuar piano që në moshën 6-vjeçare dhe si pasojë e këndvështrimit tim artistik kam arritur të zbuloj rolet e vazhdueshme që ka ajo në konceptin dhe formimin tim profesional. Marrëdhënia ime me pianon sot janë kryesisht ideale, në formën e atij ideali të respektimit të botës së artit.
Miqtë tuaj rrëfejnë se juve edhe shkruani. Cilat janë pikësynimet tuaja?
Realisht, pozicionet më të vështira përkthehen veçanërisht në pikësynime dhe ide për të theksuar veprimtarinë e duhur profesionale. Së fundmi, po realizoj librin tim të parë. Ka karakter filozofik e bazohet tek marrëdhëniet njerëzore. Qëllimi i librit është të ndryshojë jetën e njerëzve. Dhe do të doja shumë që ky libër të pëlqehej dhe të botohej në dy gjuhë, anglisht dhe shqip.
E keni kuptuar çfarë do realisht publiku nga ju? Një pianiste, një aktore, një ambasadore apo një shkrimtare?
Publikut natyrisht i duhet një pikë referimi për të më sjellë motivimin e duhur në shenjëstrimin e duhur artistik. Individualiteti im i përket rasteve të ndryshme në ndjekje të argumenteve bindës në pjesë delikate të artit dhe figurës skenike. Për të ardhur te momenti i prezantimit, kam favorizuar veten në të njëjtën kontradiktë me sistemin e punës sime, që do të thotë se fillimi i gjithçkaje ka një prodhimtari etike dhe të kualifikuar për të ndërtuar besimin dhe imazhin e duhur artistik.
 
Profili i një pianisteje
Denisa Gokovi lindi në qytetin e Shkodrës në 30 maj të vitit 1992. Shkollën 8 -vjeçare e ka përfunduar në Shkodër në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”. Aty, Denisa u njoh me pianon. Marrëdhënia e saj me të gjatë viteve u bë aq e fortë sa që ajo nuk do të mund të shkëputej dot më pas. Edhe shkollën e mesme e nisi në qytetin e saj të lindjes dhe po në të njëjtën gjini. Studionte muzikë. Shpërngulja e familjes së saj drejt kryeqytetit, drejt Tiranës ndërpreu mësimet në shkollën e mesme në Shkodër, për t’i përfunduar ato në Tiranë. Vitet e fundit të shkollës së mesme, Denisa Gokovi i kreu në Liceun artistik të Tiranës. Ende sot, ajo vazhdon të studiojë për piano. I pëlqen çdo gjë artistike. I pëlqen piktura, kinematografia, teatri dhe letërsia. Madje në kohën e saj të lirë, shkruan. Kur e pyesim se çfarë i pëlqen më së shumti Denisës, ajo na përgjigjet se i pëlqejnë njerëzit, marrëdhëniet e tyre me botën, me miqtë, me artin. Gjithçka që i përket botës njerëzore i duket e dashur. Dhe gjithçka që e lidh njeriun me artin plotëson edhe më shumë figurën e saj artistike. Disa muaj më parë ajo është përzgjedhur edhe si përfaqësuesja e Shqipërisë nga organizata ndërkombëtare IHRC. Aty, Denisa kultivon ide të reja dhe thith projekte që kanë të bëjnë me të Drejtat e Njeriu. Është një vajzë shumë humane dhe meritën kryesore për këtë e ka familja e saj. Ajo na ka rrëfyer se prindërit janë mbështetja kryesore në vendimmarrje. Ajo i detyrohet shumë atyre për suksesin e arritur deri më tani. Ndaj edhe në këtë bisedë me “Shekulli” nuk harron të shprehë mirënjohjen e saj për dy prindër që e kanë mbështetur dhe ndihmuar të ndihet e plotësuar me çdo copëz arti që gjendet brenda saj.
 
♛Melody♛
♛Melody♛

21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit Coolte21

Shteti Shteti : 21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi