AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo

Shko poshtë

Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo Empty Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Aug 29, 2013 2:27 am

Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo Majlinda-320x186Sportistja me më shumë trofe e Kosovës dhe e botës shqiptare në përgjithësi, Majlinda Kelmendi, arriti dje të hynte në histori duke u shpallur kampione e botës në sportin e xhudos. Ky është sukses historik i Kelmendit dhe i sportit kosovar në përgjithësi. Ajo për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, në finale e mposhti brazilianen shumë të fortë, Erika Miranda. Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në histori të sportit kosovar.
Deri në finale Kelmendi fitoi edhe katër luftëra të tjera. Për të arritur  te majat e xhudos botërore në Rio, krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.Në raundin e tretë xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre. Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton.
28 gusht 2013 (gazeta-Shqip.com)
♛Melody♛
♛Melody♛

Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo Coolte21

Shteti Shteti : Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi