AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Velipoja dhe Shëngjini, plazhet më të pastra

Shko poshtë

Velipoja dhe Shëngjini, plazhet më të pastra Empty Velipoja dhe Shëngjini, plazhet më të pastra

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 06, 2013 5:17 pm


Velipoja dhe Shëngjini, plazhet më të pastra 051Inspektimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tashti janë transferuar në bregdet. Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, inspektorët kanë nisur monitorimet e ujërave të plazheve që parapëlqehen dhe frekuentohen më shumë nga pushuesit.
Nga rezultatet e arritura deri më tani, rezulton se këtë vit plazhet me ujë të pastër janë Velipoja dhe Shëngjini, ku nga analizat laboratorike të bëra nga specialistë të ISHP-së, ujërat e tyre kanë rezultuar pa ndotje.
Ndërkohë që është vënë re përmirësimi i ujit në Currila në Durrës, në plazhin nga Ura e Dajlanit në Plepa, por ka ende pika të tjera që nuk duhen frekuentuar në plazhin e Durrësit, raporton edicioni online i gazetës Shqip.
“Problematike është zona ku derdhen ujërat e zeza dhe ujërat urbane të plazhit të Shkallnuerit. Aty nuk duhet të bëhet plazh”, shpjegon Valbona Bara, shefe e sektorit të ujit dhe sanitetit në ISHP.
Mirëpo zona të ndotura, rrjedhimisht të rrezikshme për shëndetin, konstatohen edhe në zonën e Golemit, ku ka pika që kanë rezultuar të ndotura për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe atyre urbane.
“Vërehen shumë të ndotura ujërat tek Përroi i Agait, pasi është kanali ku shkarkohen ujërat urbane, si dhe tek Mali i Robit, ku është sërish një kanal i ujërave urbane që shkarkohen në det. Njerëzit duhet të lahen larg tyre”, këshillon Bara.
Ndërkohë, në plazhin e Vlorës, analizat laboratorike tregojnë për ndotje të ujit në plazhin e vjetër, ndërkohë që pas ujit të ftohtë deri në Sarandë pushuesit mund të frekuentojnë të qetë të gjitha plazhet e jugut.
Vërehet ndotje te Shkolla e Marinës, ku ka shkarkime të ujërave urbane dhe uji na del i ndotur. Ndërsa plazhet pas Ujit të Ftohtë janë shumë të pastra, me plazhin e Dhërmiut, Sarandës e Himarës, ku mund të bëhet plazh pa frikë”, thekson shefja e sektorit të ujit dhe sanitetit në Institutin e Shëndetit Publik.
E vetmja pikë që rezulton e ndotur në plazhet e Sarandës është pranë kanalit të Cukës, ku pushuesit duhet të tregojnë kujdes. Nga monitorimi i ISHP-së vihet re një përmirësim i ndjeshëm i ujërave për shkak të ndërgjegjësimit të subjekteve private, për të mos shkarkuar ujërat e zeza në det.
ISHP ka monitoruar edhe 35 pishina në Tiranë. Nga të dhënat rezulton se 7 pishina nuk përmbajnë nivelin e duhur të klorit, 15 nuk janë të klorifikuara fare, ndërsa 5 prej tyre figurojnë me ndotje të lartë bakteriologjike, që përbën rrezikshmëri të lartë për shëndetin e qytetarëve. Si pasojë e fluksit të qytetarëve, që i drejtohen gjithnjë e më shumë pishinave, qoftë gjatë ditëve të javës, apo në fundjavë, administratorët apo pronarët e këtyre bizneseve, të pangopur për të fituar sa më shumë të ardhura, kanë harruar se duhet të respektojnë disa prej elementëve bazë të sigurisë së individit, siç është instalimi i sistemit kullues (filtrimit) dhe klorifikimit. Duke frekuentuar pishina që nuk i plotësojnë këto kushte, shumë prej qytetarëve i drejtohen mjekut si pasojë e sëmundjeve të ndryshme që i shfaqen në lëkurë, thuhet në studimin e ISHP-së.
♛Melody♛
♛Melody♛

Velipoja dhe Shëngjini, plazhet më të pastra Coolte21

Shteti Shteti : Velipoja dhe Shëngjini, plazhet më të pastra Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi