AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...

Shko poshtë

Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...  Empty Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 04, 2013 3:49 am


Shqipëria, perla e fundit e bregdetit të Mesdheut... 

 
Ky është vendi për t'u vizituar. Panorama tregon destinacionet dhe historitë e italianëve që kanë shkelur atje...

Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...  9f3f5778-2560-4a05-811d-49e659684f46---0-Për "CNN Travel", është një nga tetë destinacionet për t'u zbuluar në Mesdhe. Për faqen e Microsoftit, "Msn money", kryeqyteti është qyteti më pak i shtrenjtë i botës. Për shtëpinë botuese australiane, "Lonley Planet" është "mbretëresha që nuk e pret".
Bëhet fjalë për Shqipërinë, vendin përballë Italisë, ku mund të shkohet me avion për një orë, apo që është edhe një natë larg me traget. "Po sa ka ndryshuar Shqipëria", pyet në një artikull të 27 korrikut, korrespondentja e BBC World Service, Julia Langdon, e sapombërritur në Sarandë, vendi më i njohur i riverës shqiptare. Edhe Lonley Planet nënvizon: "Harroni fotot që keni parë në Shqipërinë e para disa viteve. E gjitha është pjesë e së kaluarës. Po, sepse qytetet, plazhet dhe panorama që haset përgjatë bregdetit janë ndër më mikpritëset dhe sugjestivet e Evropës". Opinioni i të gjithëve duket se është unanim: Shqipëria është vendi për t'u vizituar. Panorama tregon destinacionet dhe historitë e italianëve që kanë shkelur atje.
Saranda, qyteti të cilit edhe Al Bano i kishte dedikuar një këngë, është një nga perlat e bregut të detit Jon në jug të Shqipërisë. Plazhet janë ende jo shumë të eksploruara dhe peshku kalon direkt nga deti në tavolinë. Janë të shumtë hotelet në këtë zonë, por "booking.com" vlerëson me 5 yje, "Bougainville Bay" resorti i ri që pret këtë vit turistët e parë. I ndërtuar pothuajse në det, ofron çmime edhe më të mira sesa në Greqi. Struktura është fare e re dhe në restorant hahet "all'italiana". Për ata që preferojnë të gatuajnë vetë në shtëpi, peshkarexha e rezortit çdo mëngjes ndalet për të shitur peshkun e sapopeshkuar. E vërtet që gjithçka të shijon, edhe më shumë se ndonjë vend tjetër më luksoz... (vijon nesër)







Kush vuan të nxehtin dhe nuk adhuron detin, mund të shkojë në Gjirokastër, i njohur si "qyteti i gurtë" dhe si vendlindja e ish-diktatorit...

Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...  16d533a9-44d9-46cf-93e0-6702e8714c65---0-(vijon nga dje) Në "Bougainville bay" në Sarandë kanë zbarkuar edhe italianët e parë. Orazio Frigino, president i Aviacionit Detar Italian, afër hidrovolanteve të tij, një nga shërbimet më shik të ofruara nga resorti. Me pilotët e tij, Frigino të jep mundësinë për të bërë fluturime panoramike rreth 50 minuta mbi brigjet shqiptare. "Sherbimi ynë është për të gjithë ata, turistë të huaj e italianë që janë të interesuar për të zbuluar Shqipërinë", tregon specialisti. Frigino ka mbetur aq i mrekulluar nga bukuritë e Sarandës sa që ka blerë edhe shtëpi në Bougainville bay: "Një turist mund të gjejë këtu zona ende të pashkelura dhe plot mrekulli. Për më tepër ka edhe një kuzhinë të mirë, ndërsa shërbimet me raportin cilësi-çmim janë vërtet të shkëlqyera. Për mua ishte një surprizë të zbuloja, vetëm një orë fluturim larg Italisë, brigje mahnitëse që të përcjellin emocione të forta". Të tjera pika për të mos u humbur të zonës janë ishujt e Ksamilit dhe "Syri i Kaltër", një monument i jashtëzakonshëm i natyrës. i mbrojtur nga autoritetet.
Vlora është qyteti me më shumë ditë diellor në Shqipëri. Deti ofron nga plazhi klasik me rërë i Adriatikut deri te plazhet shkëmbore, tipike të detit Jon. Një pjatë me makarona kushton 3 euro, kurse peshku i freskët i detit nga 5 deri 8 euro kilogrami, ndërsa një kafe 50 cent. Në kuzhinat e hoteleve, shefat janë thuajse të gjithë ish-emigrantë, që janë kthyer nga Italia në atdhe, duke investuar aty kursimet dhe njohuritë e fituara jashtë. Që këtu kalohet për mrekulli e konfirmojnë edhe dy vëllezër milanezë Luigi e Andra Brambilla, të cilët kanë ardhur në Shqipëri me miqtë e tyre shqiptarë të Universitetit. "Studiojmë ekonomi në Milano. Miqtë tanë shqiptarë ngulmuan për të na prezantuar vendin e tyre dhe ja ku jemi. Udhëtuam me traget nga Ankona dhe do qëndrojmë 10 ditë. Këtu hahet shumë mirë. Deti është i mahnitshëm dhe gjithçka kushton më pak".
Kush vuan të nxehtin dhe nuk adhuron detin, mund të shkojë në Gjirokastër, i njohur si "qyteti i gurtë". Ai është vendi më i frekuentuar nga turistët italian, sipas ambasadori italian në Tiranë. Qyteti i lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, por edhei kandidatit shqiptar për Nobelin në letërsi, Ismail Kadare, Gjirokastra shihet gjithmonë e më shumë një "djep" i kulturës dhe i intelektualëve shqiptarë. Kështjela është monumenti më i rëndësishëm i qendrës historike, që mbrohet prej vitit 2005 nga UNESCO. Ajo është ndërtuar mbi një masë të madhe shkëmbore, që i ngjan një mega-anijeje lufte. Të dhënat e fundit flasin për 300 vizitues në ditë, nga të cilët 40% italianë, ndërsa pjesa tjetër nga amerikanë, francezë e norvegjezë.
Gino është nga Sassari dhe është martuar me Adelën, një vajzë shqiptare e emigruar në Itali gjatë viteve '90: "është hera e parë që vijmë bashkë. Ndihem i penduar që e kam vonuar kaq shumë, pasi tashmë kemi 5 vjet të martuar. Qyteti dhe historia e tij janë tërheqës. Eshtë një mëkat që ne në Itali nuk dimë asgjë se ekzistojnë edhe vende të tilla". Të apasionuarit e turizmit kulturor mund ta vazhdojnë udhëtimin drejt Beratit, i njohur si "qyteti i një mbi një dritareve. Ndërsa për të zbuluar atë që duhet të dini mbi heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është Kruja, që ka edhe pazarin e famshëm me produke artizanale vendëse. Shkodra, Voskopoja, Theth e Velipoja janë disa nga destinacionet më në veri të Shqipërisë, që ia vlen të vizitohen, si në verë, ashtu edhe në pranverë për panoramën e pasur me lumenj, liqene, pyje e kanione.





♛Melody♛
♛Melody♛

Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...  Coolte21

Shteti Shteti : Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi