AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar

Shko poshtë

Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar  Empty Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 04, 2013 3:57 am

Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar  PLAZH-II-DURRESIT-23_5
Plazhet që nuk duhen frekuentuar- Instituti i Shëndetit Publik, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë ka monitoruar ujërat e plazheve në pikat kryesore që preferohen nga pushuesit.

Këtë vit plazhet me ujë të pastër janë Velipoja dhe Shëngjini, ku nga analizat laboratorike të bëra nga specialsitë të ISHP-së, ujërat e tyre kanë rezultuar pa ndotje.

Ndërkohë që është vënë re përmirësimi i ujit në Currila në Durrës, në plazhin nga Ura e Dajlanit në Plepa, por ka ende pika të tjera të cilat nuk duhen frekuentuar në plazhin e Durrësit.

“Përmirësim i dukshëm krahasuar me një vit më parë është bërë në segmentin Ura e Dajlanit-Plepa, pasi është ndërtuar stacioni i trajtimit të ujërave dhe këtu ujërat që më parë derdheshin në det tërhiqen dhe nuk derdhen më. Problematike është zona ku derdhen ujërat e zeza dhe ujërat urbane të plazhit të Shkallnuerit. Aty nuk duhet të bëhet plazh”, deklaron Valbona Bara, shefe e sektorit të ujit dhe sanitetit ISHP.


Edhe në zonën e Golemit ka pika të cilat kanë rezultuar të ndotura për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe ato urbane. “Vërehen shumë të ndotura ujërat tek Përroi i Agait, pasi është kanali ku shkarkohen ujërat urbane, si dhe tek Mali i Robit, ku është sërish një kanal i ujërave urbane që shkarkohen në det. Njerëzit duhet të lahen larg tyre”, këshillon Bara.

Ndërkohë, në plazhin e Vlorës, analizat laboratorike tregojnë për ndotje të ujit në plazhin e vjetër, ndërkohë që pas ujit të ftohtë deri në Sarandë pushuesit mund të frekuentojnë të qetë të gjitha plazhet e jugut.

“Vërehet ndotje tek Shkolla e Marinës, ku ka shkarkime të ujërave urbane dhe uji na del i ndotur. Ndërsa plazhet pas Ujit të Ftohtë janë shumë të pastra, me plazhin e Dhërmihut, Sarandës e Himarës ku mund të bëhet plazh pa frikë”, shton Bara.

E vetmja pikë që rezulton e ndotur në plazhet e Sarandës është pranë kanalit të Cukës, ku pushuesit duhet të tregojnë kujdes. Nga monitorimi i Institutiti të Shëndetit Publik vihet re një përmirësim i ndjeshëm i ujërave për shkak të ndërgjegjësimit të subjekteve private për të mos shkarkuar ujërat e zeza në det.

03.08.2013

Burimi: Top Channel
♛Melody♛
♛Melody♛

Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar  Coolte21

Shteti Shteti : Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi