Mesdheu, ja plazhet më të bukura!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
Mesdheu, ja plazhet më të bukura!
MALI I ZI, SHKËLQEN ULQINI
Jo shumë larg kufirit shqiptar ndodhet Ulqini ku gjenden disa plazhe me të vërtetë joshëse. Përvec Mala Plaža (plazhit të vogël) në brendësi të qytetit nuk duhet humbur a Velika Plaža ose Plazhi I madh, më i madhi në Malin e Zi. I gjatë 12 kilometra, ai shtrihet drejt kufirit me Shqipërinë dhe është një alternativë e mirë arratie nga plazhet e mbipopulluara pranë qyteteve.
SHQIPËRIA NGA PALASA NË DHËRMI
Perla e bregdetit shiqptar shtrihet mes LLogarasë dhe Sarandës, një pikë takimi spektakolare mes detit dhe maleve. Eshtë bregdeti jonian, pak i njohur , por që ruan shumë thesare për tu zbuluar. Duke zbritur nga qafa e LLogarasë, mund të sodisësh poshtë disa plazhe të mahnitshme me ujëra të kaltërta si ai i Palasës, apo i Dhërmiut, që ofron disa hotele të rehatshme dhe një plazh të gjerë ku mund të bësh plazh.
PULIA, MALDIVE E SALENTO
Një hapësirë e madhe me rërë të bardhë dhe të imët, uji i cekët dhe ishuj që dalin në sipërfaqe. Flitet për Maldive, një vend në krahinën e Leçes, në zemër të Salentos, në plazhin Pescoluse. Një nga pikat e referimit në thembrën e ccizmës italiane është Kaibo, një klub plazhi që nuk fle dhe ofron muzikë argëtuese dhe modë. Sikundër thonë ata që e njohin Salenton , në këto pjesë nuk ka vetëm det, por edhe kulturë. Kjo është vërtetuar nga disa gjurmë të shkuarës mes të cilave edhe një kullë e shekullit të 16-të të ngritur për tu mbrojtur nga sulmet e piratëve.
KROACIA, EKUILIBRI I PËRSOSUR I BOL
Bol, në ishullin e Brac, është demonstrimi më I mirë sesi mund të zhvillohet një aktivitet turistik në mënyrë të përgjegjshme. Hotelet janë të zhytur në një pyll të dendur pishash që shtrihet në perëndim të qytetit, në një distancë të shkurtër nga plazhi i Rat Zlatni. Ky është një nga vendet më të magjishëm të bregdetit dalmat. Në korrik dhe në gusht , në Bol zhvillohet një Festival kulturor veror ku mblidhen kërcimtarë dhe muzikantë nga e gjithë Kroacia.
GREQIA, BUKURIA E LEFKADAS
E lidhur me territorin grek nëpërmjet një rruge të ngushtë, Lefkada është ishulli i katërt i Ishujve të Jonit. Bregdeti perëndimor ka plazhet më të mira. Ndër më të bukurat,në veri janë Pefkoulia dhe Kathisma, ndërsa në jug janë Egremni dhe plazhi i mrekullueshëm Porto Katsiki. Përgjatë rrugës që të çon në këto plazhe mund të hasësh në tezga që shesin vaj ulliri, mjaltë dhe verë. Ndër më të preferuarit është plazhi i Mylos, jo shumë qytezës së Agios Nikitas, në veri-perëndim të ishullit.
TURQIA DHE GADISHULLI DILEK
Përgjatë bregdetit të Egjeut jugor, rreth 26 km në jug të Kushadasi, Gadishulli Dilek shtrihet në perëndim të Egjeut duke arritur pothuajse ishullin grek të Samos. Këtu është Parku Kombëtar i Dilek , një rezervat u qetë natyror mes maleve, ku mund të bësh shëtitje të bukura, të kalërosh dhe të shfrytëzosh disa nga plazhet më të mira të Egjeut. Rreth 3 km pas Içmeler Koyu, një rrugë e gjatë të ccon për 1 kilometër në Aydinlik një plazh i qetë dhe i vetmuar, i formuar nga rërë dhe zall që shtrihet për 800 metra dhe i kufizuar nga pisha. Por pyjet më të bukura gjenden edhe një kilometër më larg. Pak më larg gjendet kryqëzimi për në Kavakli Burun, një plazh i mrekullueshëm me rërë dhe gurë.
TUNIZIA, PLAZHET E CAP BON
Ndër vendet më të preferuara të udhëtarëve është gadishulli I Cap Bon që rezervon akoma surpriza të këndshme. Duke filluar që nga plazhet me rërë të bardhë të lagunës Korba, që gjenden në 15 kilometra bregdet të lagur nga një det blu i thellë. Pak kilometra larg nga Korba është një rrugë që përshkon lagunën dhe të con në një plazh që vetëm vendasit e dinë. Kur të jeni lodhur na plazhi kaloni në qytetin e afërt Kélibia që jeton akoma me të ardhurat nga peshkimi dhe bujqësia. Është thuajse i panjohur nga turistët, por mjaft i famshëm në mbarë Tunizinë për një lloj vere të bardhë dhe me aromë të quajtur Muscat Sec de Kélibia.
SARDENJA, RËRË TË ÇMUAR NË ARUTTAS
Në krahinën e Oristanos, në një nga qoshet më të egra dhe më të pacënuara të Sardenjës, mund të zbulosh dy nga mrekullitë e ishullit. I Pari është plazhi i Aruttas, një hapësirë e pafund me ngjyrë të bardhë i formuar nga kokrrat e kuarcit të rrumbullakosura nga valët. E dyta, gjendet më në jug është gadishulli Sinis, ku ju gjeni kishën e San Giovanni, të ndërtuar në shekullin e njëmbëdhjetë.
SIÇILIA, KU EUROPA PREK AFRIKËN
Ekstremi juglindor iTrinacria nuk frekuentohet shumë nga udhëtarët, por ka disa perla që meritojnë të zbulohen. Domatet Pachino, mrekullitë e kuzhinës lokale shkojnë më së miri me plazhet mes Capo Passero e Capo delle Correnti. Thuajse përballë Maltës, në një gjerësi të ngjashme me atë të Tunizisë, gjendet pika ku Europa e Afrika duket sikur takohen me njëra-tjetrën. Si një urë lidhëse qëndron deti I Mesdheut, plot histori dhe bukuri.
Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/mesdheu-ja-plazhet-me-te-bukura--164524.html#sthash.Ji3HN5sq.dpuf
Similar topics
» Thenie Te Bukura...!!
» Velipoja dhe Shëngjini, plazhet më të pastra
» 25 Theniet Me Te Bukura Nga Albert Einstein
» Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar
» Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...
» Velipoja dhe Shëngjini, plazhet më të pastra
» 25 Theniet Me Te Bukura Nga Albert Einstein
» Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar
» Plazhet e turizmi kulturor shqiptar mrekullojnë italianët...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi