AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Wealth- X Zbulon Të Parin Miliarder Në Shqipëri. Ja Kush Është!

Shko poshtë

Wealth- X Zbulon Të Parin Miliarder Në Shqipëri. Ja Kush Është! Empty Wealth- X Zbulon Të Parin Miliarder Në Shqipëri. Ja Kush Është!

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 06, 2013 3:19 am

Wealth- X Zbulon Të Parin Miliarder Në Shqipëri. Ja Kush Është! Samirmane
Organizata e njohur britanike e vlerësimit të pasurive ka zbuluar sot se cili është i pari miliarder në Shqipëri.
Ai është Samir Mane, president i Balfin Group, që hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Pasuria e tij mendohet se shkon në 1.2 miliard dollarë.
Presidenti i Wealth- X tha se një zbulim i tillë tregon se organizata e tyre ka aftësi, që nuk mund të rivalizohen në këtë fushë.
Miliarderi i parë shqiptar u largua nga Shqipëria për në Austri në vitin 1991 kur ra komunizmi.
Ai nisi punë fillimisht si përkthyes përpara se të krijonte Albatrade në vitin 1993, një firmë për të shitur televizorë dhe regjistrues video në një rrjet dyqanesh në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Mane si president i Balfin Group, hapi Qendrën Tregtare Univers, të parën qendër tregtare në Shqipëri. Në vitin 2011 ai investoi 48 milion euro për të ndërtuar Tirana East Gate, që është qendra më e madhe tregtare në vend me 90 mijë metra katrorë.
Biografia :
Samir Mane është njëri nga biznesmenët më të sukseshëm në Shqipëri, ai është pronari i kompanisë Balfin Group. Bizneset e tij kryesore janë ndërtimi, shitjet me pakicë dhe më në fund minierat. Ai lindi në Korçë por pas rënies së komunizmit në 1991 ai emigroi në Austri në kohën kur ai ishte student për Gjeologji. Pasi punoi si përkthyes pë disa kohë ai nisi biznesin e tij në Austri në vitin 1992, duke parë që paisje elektroshtëpiake kishin kosto të ulët në Austri, ai filloi të importojë në Shqipëri në vitin 1993 nëpërmjet dyqaneve Neptun në fillim në Tiranë e më pas në Fier në vitin 2001. Sot Neptun është një rrjet ndërkombëtar i shtrirë në vendet e rajonit. Në vitin 2005 Samir Mane hapi qëndrën e parë tregëtare në Shqipëri QTU ku ai po ashtu vendosi edhe dyqanin e ushqimeve Euromax, duke filluar kështu një zinxhir supermarketesh. Në QTU u vendos edhe dyqani i veshjeve Fashion Group. QTU tashmë është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë si: Tiranë, Vlorë, Fier. Në vitin 2011 u hap qëndra tregtare TEG në Tiranë me një kosto ndërtimi prej rreth 50 milionë euro. Në vitin 2013 u ble kompania nxjerrëse më e madhe e kromit në Shqipëri Albanian Chrome. Kanë filluar punimet për ndërtimin e një magazine logjistike në Tiranë Tirana Logistic Park. Që prej marsit 2012 ai u emërua konsull nderi i Tailandës.
05.08.2013
Burimi: Gazeta Tema
♛Melody♛
♛Melody♛

Wealth- X Zbulon Të Parin Miliarder Në Shqipëri. Ja Kush Është! Coolte21

Shteti Shteti : Wealth- X Zbulon Të Parin Miliarder Në Shqipëri. Ja Kush Është! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi