Rënia e madhe e kumarit në Las Vegas
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Rënia e madhe e kumarit në Las Vegas
Rënia e madhe e kumarit në Las Vegas
Nga “The New York Times”
Në recensionin e fundit që pushtoi vendin, ai që gati u fundos ishte Las Vegasi. Një në gjashtë punë u zhdukën. Çmimet e shtëpive ranë me 50 për qind. Ndërtimet në konstruksion e sipër ndaluan dhe shpenzimet turistike në Las Vegas ranë me shifra alarmante.
Kohët e fundit situata është përmirësuar, punët janë kthyer, tregu i pasurive të paluajtshme po lulëzon dhe njerëzit po kthehen përsëri në vendin e mrekullueshëm të kazinove.
Numri i vizitorëve vitin e kaluar arriti rekordin. Për këdo që kërkon prova se vendi i ka mbijetuar krizës, mjafton të hedhë sytë nga Bulevardi i Las Vegasit, ku njerëzit janë mizëri, pavarësisht temperaturave të larta.
Por, rimëkëmbja e Las Vegasit, po formohet e brishtë dhe e ndruajtur, duke ngjallur shqetësim mes ekonomistëve dhe investuesve. Dhe kjo po shënon riorganizimin thelbësor të qeverisë, në këtë pjesë të veçantë të SHBA-së.
Më shumë se 39.7 milionë vizitorë kanë udhëtuar drejt Las Vegasit në vitin 2012, një rekord ky për qytetin. Por këta vizitorë shpenzuan më pak para gjatë vizitës së tyre.
Sipas statistikave të autoriteteve vendase, vitin e shkuar turistët e kazinove dhe bukurive të tjera të Las Vegasit shpenzuan mesatarisht 1021 dollarë secili, krahasuar me vitet e mëparshme, kur turistët shpenzonin 1318 dollarë.
Të ardhurat totale nga kumbari dhe argëtimet e tjera ishin 15.3 miliardë dollarë për vitin 2012, 500 milionë dollarë më pak se ato të vitit 2007.
“Qyteti është i mbushur me njerëz”, tha David G. Schwartz, drejtor i qendrës kërkimore të kumarit pranë Universitetit të Nevadës. “Njerëzit janë këtu, por ata nuk po shpenzojnë më si më parë.”
Ndryshimi në strukturën e ekonomisë, që duket se ka filluar një dekadë më parë, po fillon të përshpejtohet gjithnjë e më shumë. Kumari nuk është më mbreti. Fluksi i ri i turistëve, më të rinj dhe më pak të përkushtuar ndaj kumarit, ka më shumë gjasa ta hapë portofolin për klubet ekstravagante të natës, për restorantet e shtrenjta, për artikujt luksozë të dyqaneve dhe për disa argëtime të tjera ekzotike që ofron qyteti.
Në tabelat e mëdha të reklamave, nuk shfaqen më kazinotë dhe makinat e lojërave, por emrat e këngëtarëve që performojnë në klubet e natës, ku, të rezervosh një tavolinë, kërkon 10.000 dollarë ose më shumë.
Kumari po fundoset jo vetëm prej shpenzimeve që po kryejnë turistët, por prej një shkaku madhor, siç është ai i drejtimit në një tjetër vend të këtyre shpenzimeve.
Vizitorët janë kthyer në Las Vegas për klubet dhe blerjet në treg. Ata po blejnë kostume banjoje për të shkuar në lokalet e ditës dhe veshje mbrëmjesh për të frekuentuar klubet e natës. Ky është goxha ndryshim.
Ajo që po ndodh me Las Vegasin është se ai nuk po shihet si destinacioni i vetëm i kumarit në SHBA, por po shihet në shumë destinacione. Rëndësi ka që ai vazhdon t`i tërheqë akoma turistët.
Në vitin 1984, kazinotë e qytetit llogaritej të fitonin 59 për qind të gjithë parave të të ardhurave të qytetit. Vitin që shkoi, gjithçka që mund të fitonte ishte vetëm 36 për qind të ardhura.
Konteja Klark, ku përfshihet edhe Las Vegasi, përfitoi 9.4 miliardë dollarë prej kumarit, shifër që është akoma larg prej 10.8 miliardë dollarë që bëri në vitin 2007.
Pavarësisht turizmit, niveli bazë i rritjes ekonomike, sipas statistikave, jep arsye si për të shpresuar, ashtu edhe për t’u shqetësuar, thonë analistët.
Çmimet e shtëpive u rritën me 15.3 për qind në rajonin metropolitan të Las Vegasit, por akoma mbeten 56 për qind nën pikun e vitit 2007.
Numri i punëve u rrit me 2.6 për qind, krahasuar me 1.7 për qind në shkallë kombëtare, por është akoma prapa mesatares së 3.7 për qind të viteve të “bumit” të vitit 2007.
Ka shumë probleme që i parashtrohen ekonomisë vendase, ndaj parashikohet një tjetër kolaps i çmimeve. Disa nga pronarët e kazinove më të mëdha, përfshirë MGM-ja dhe Ceasars Palace, janë të mbytur në borxhe.
Tradita e Las Vegasit po ndryshon, turistët e rinj, janë më pak kumarxhinj dhe më shumë qejflinj. Rënia e madhe e kumarit në qytetin më të vizituar të SHBA-së, është bërë e pashmangshme.
Vizitorët kthehen ndrysheNdonëse kriza në qytetin e kazinove po largohet dhe vizitorët janë shtuar, ata po shpenzojnë më shumë për klubet e natës, më pak për kumarin

Similar topics
» Britania E Madhe Teston Baterinë Më Të Madhe Në Evropë
» SHBA,fundjava arrin në 45 gradë Shënohet viktima e parë në Las Vegas si pasojë e temperaturave të larta
» Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe
» SHBA, reformë e madhe për imigracionin
» Martesat Gay: Britania e Madhe vendos pro
» SHBA,fundjava arrin në 45 gradë Shënohet viktima e parë në Las Vegas si pasojë e temperaturave të larta
» Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe
» SHBA, reformë e madhe për imigracionin
» Martesat Gay: Britania e Madhe vendos pro
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi