AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Universitetet tona të fundit në botë "Web Ranking"-Ja si radhiten

Shko poshtë

Universitetet tona të fundit në botë "Web Ranking"-Ja si radhiten  Empty Universitetet tona të fundit në botë "Web Ranking"-Ja si radhiten

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 05, 2013 4:41 pm

Universitetet tona të fundit në botë "Web Ranking"-Ja si radhiten  57064_6
TIRANE - Universitetet shqiptare vazhdojnë të mos pozicionohen mirë në klasifikimin botëror sa i përket cilësisë. Web Ranking, agjencia prestigjioze e njohur në klasifikimin botëror të shkollave të larta në mbarë botën ka publikuar më 2 gusht klasifikimin e ri për vitin 2013.
 
Ajo që vihet re është fakti se edhe krahasuar me një vit më parë shkollat e larta shqiptare kanë humbur rreth 800 vende në renditjen botërore. Nga 21.248 shkolla të larta në mbarë botën, universiteti më i mirë shqiptar renditet në vendin e 8.012, ndërkohë që një vit më parë, universiteti i parë shqiptar mbante vendin e 7.299. Ndërsa universiteti më i dobët shqiptar, mban vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga vendin e 38-të në Shqipëri. Lista e re e klasifikimit botëror është publikuar me datë 2 gusht. Nëse do të hedhim një sy kësaj liste, vihet re që universitetet shqiptare, janë shumë larg cilësisë që premtojnë.

Ata fillojnë e duken pas vendit të 8 mijtë, ndërkohë që lista e 38 universiteteve shqiptare, e përfshirë në këtë klasifikim, mbyllet nga universiteti “Medikadent” që pozicionohet në vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga 21.248 shkolla të larta nga e gjithë bota që janë renditur në këtë tabelë cilësie.

Nëse e krahasojmë me listën e publikuar një vit më parë, universitetin e parë shqiptar do ta gjejmë pothuajse 800 vende më poshtë se sa 2012-a. Lista e universiteteve shqiptare në klasifikimin botëror kryesohet nga Universiteti i Tiranës në vendin e 8012, ndërsa një vit më parë, ai ishte universiteti i dytë më cilësor në vendin tonë dhe renditej në vendin e 8.735 në klasifikimin botëror. Ndërkohë që një vit më parë, ky klasifikim botëror kryesohej nga shkolla e lartë jopublike “Epoka”, në vendin e 7.299, por që këtë vit ai renditet në vendin e dytë të universiteteve shqiptare, dhe në vendin e 9.874 në klasifikimin botëror.

Në vendin e tretë të universiteteve më cilësore shqiptare renditet universiteti Politeknik i Tiranës, i cili pozicionohet në vendin e 10.049 në klasifikimin botëror, ndërsa një vit më parë ai renditej në vendin e 10.738.

Në vendin e katërt për Shqipërinë pozicionohet universiteti i “New Yorkut” në Tiranë, i cili në klasifikimin botëror renditet në vendin e 10.460, ndërsa në të pestin për Shqipërinë renditet Universiteti Bujqësor i Kamzës, i cili mban vendin e 10.855 në klasifikimin botëror. Ndërkohë vendet e para të klasifikimit botëror i mbajnë shkollat amerikane dhe ata angleze. Renditjen e saktë për të gjithë universitetet shqiptare për vitin 2013, klasifikim i cili është publikuar me datë 2 gusht, ne po e publikojmë të plotë, ndërsa lexuesit mund ta gjejnë më të detajuar në(http://www.webometrics.info/en/Europe/Albania).
 

  • 10 universitetet më të mira në botë
  • 1. Harvard University
  • 2. Massachusetts Institute of Technology
  • 3. Stanford University
  • 4. University of California Berkeley
  • 5. University of California Los Angeles UCLA
  • 6. University of Washington
  • 7. University of Michigan
  • 8. Cornell University
  • 9. University of Minnesota
  • 10. University of Pennsylvania

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013 - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/universitetet-tona-te-fundit-ne-bote-web-ranking---ja-si-radhiten-170386.html#sthash.1wmI5xKe.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Universitetet tona të fundit në botë "Web Ranking"-Ja si radhiten  Coolte21

Shteti Shteti : Universitetet tona të fundit në botë "Web Ranking"-Ja si radhiten  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi