“Kauzat“ tona të përditshme
Faqja 1 e 1
“Kauzat“ tona të përditshme
Oralda Lahe/gazetare
-Ndryshimi fillon me vetë individin dhe dëshirat e tij të pastra e jo tinëzare, pavarësisht se nga vetë jeta përjetojmë dualitet e të kundërtave. Dyzime të cilat mbretërojnë me zanafillën e krijim të gjenezës njerëzore e bukura dhe shëmtuara...
Ndoshta askush prej nesh, pavarësisht profesionit që na shoqëron nuk besoj se ndjehet krenar nëse do të numëronte sa qindarka ka fituar sot e sa do të ketë të nesërmen. Megjithatë gratë dhe nënat shqiptare kanë dashur të jenë ikonat e sakrificave dhe vështirësive që i kanë shoqëruar ndër breza. Nuk është një lëvizje feministe, por realitet që e njohim. A nuk janë këto femra që kanë bërë të pamundurën për shkollimin e bijave të tyre? Shkollimi është një hallkë pa të cilën nuk do të kishte kuptim emancipimi i saj. Punësimi i tyre, shumë syresh madje dhe në biznese të shumta, është me të vërtetë një zgjidhje e problemeve sociale. Sa më e pavarur të jetë një nënë në aspektin ekonomik aq më shumë ajo do të mund të jetë e denjë në familjen e saj. Nëse i vetëquajturi, seksi i dobët, do të mbyllet në shtëpi për hir të paragjykimeve apo mentalitetit, kjo do të sillte regres. Mungesat e formave të komplikuara, apo rastësore imponojnë një rreth të mbyllur e vicioz të cilin duam ta eleminojmë, por që fatkeqësisht nuk mund të mbyllet me disa fjalë të bukura apo apelin revolucionar. Ngritja e zërit për një problem, shqetësim qoftë dhe të vogël në dukje me ndërgjeje të plotë ndryshon në frymëmarrjen e qenieve njerëzore. Nëse heshtim me humbjet e mëdha dhe fitoret e vogla kjo do të thotë se kemi ndaluar dhe presim të nxitojmë sa hap e mbyll sytë.
Në fillim kur dikush del kundër botës në atë që beson, qoftë dhe në një ide të gabuar apo të marrë, të gjithë qeshim me të. Nëse përpiqemi të kuptojmë hallin e tij, të mendimit që ka në kokën e tij, reflektojmë me bërjen e një monologu të fortë dhe të brendshëm si Hamleti i Shekspirit. Në pamje të parë disa prej tyre mund të duken si mburracake, si mbajta e mjedisit ku jetojmë e rregullt dhe e pastër. Mirësjellja me komshinjtë ku ne jetojmë dhe përshëndetja me ata të cilët na rrethojnë, ku shpesh herë bëjmë sikur vijmë nga një planet i largët. Ecja në rrugë për këmbësorët në vijat e bardha dhe respektimi i rregullave qarkullimit me automjete duke shmangur aksidente që ndodhin përditë. Në fakt në këtë listë ka shumë për të renditur madje më të rënda se kaq ndoshta dhe denoncimi njëzëri i fenomeneve të ashpra dhe të pashpirta. Nuk mund të lë pa përmendur baballarët, të cilët punojnë fort për të mbajtur familjet, madje dhe me punë të rëndomta. Gjithmonë na kanë mësuar se janë të rreptë, por brenda tyre ka një moral, ai i realizimit të vetes e familjes. Alenacat e forta me realitetin shqiptar krijojnë një galeri e bukur artistike, duke gjetur udhën e vështirë, por të vërtetë të prekur me djersë e mund./shekulli

Similar topics
» Zakone të përditshme që shkatërrojnë shëndetin
» Ngjyrat tona të preferuara, çfarë tregojnë
» Razma – thesari ne zemer te Alpeve tona
» Kujdes, kripa dëmton rëndë kockat tona!
» Universitetet tona të fundit në botë "Web Ranking"-Ja si radhiten

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi