AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë

Shko poshtë

Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë Empty Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 12, 2013 11:01 pm

Një test i ri gjaku mund t’u tregojë njerëzve sa gjatë do të jetojnë dhe sa shpejt mund të plaken, falë një kimikati në gjak që besohet se përcakton edhe fatin tonë
Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë 12-red-blood-cells
Shkencëtarët kanë zbuluar një lëndë kimike unike në gjak, që mund të japë të dhëna për shëndetin e një të mituri dhe për shkallën e plakjes deri afër fundit të jetës së tij.
Zbulimi ngre perspektivën që në të ardhmen, një test i thjeshtë në lindje, mund të ndihmojë doktorët të bëjnë trajtime të nevojshme për shëndetin e njeriut.
Kështu, zhvillimi më i fundit u jep mundësinë specialistëve të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme në kohë të hershme për kushte shëndetësore delikate, si problemet e kockave dhe sëmundjet e zemrës.
Shkencëtarët identifikuan 22 metabolite, molekula të vogla të lidhura me metabolizmin, të cilat mund të hyjnë në punë si tregues të dobishëm të mënyrës sesi pritet që të plakemi.
Njëri në veçanti lidhej me një sërë tiparesh që përfshijnë funksionimin e mushkërive, dendësinë e kockave, presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit, theksohet prej shkencëtarëve.
Ka lidhje të forta gjithashtu me peshën e lindjes, që në vetvete njihet si një faktor përcaktues i plakjes së shëndetshme. Nivelet e këtij metaboliti, C-glyTrp, mund të pasqyrojnë përshpejtimin e plakjes në një moshë madhore, besojnë kërkuesit. Duke i krahasuar me binjakët identikë, është zbuluar se niveli i lartë i molekulës lidhet me peshën e ulët gjatë lindjes.
Duke qenë se binjakët identikë ndajnë të njëjtat gjene, kjo këshillon që niveli i metaboliteve ndryshohet prej ushqimit dhe kushteve të ndryshme në mitër.
Studimi i udhëhequr nga profesor Tim Spector, nga “King’s Collage London”, tha: “Shkencëtarët e kanë ditur prej shumë kohësh që pesha e një personi në çastin e lindjes është një përcaktues vendimtar i shëndetit në moshën e mesme dhe më pas. Njerëzit me peshë të vogël në lindje janë më të prirur të zhvillojnë sëmundje gjatë plakjes”.
Deri më tani, mekanizmi molekular që lidh peshën e vogël të lindjes me shëndetin apo sëmundjet në moshën madhore, kishte mbetur i paqartë, por zbulimi i ri ka gjetur se molekulat janë të përfshira.
Skuadra e profesor Spector analizoi kampionet e gjakut të dhuruara nga më shumë se 6000 binjakë. Shkencëtarët gjetën 22 metabolite, molekula të vogla të lidhura me metabolizmin, që mund të jenë tregues të mënyrës sonë të plakjes. Disa prej tyre janë të lidhur me peshën e lindjes, që mund të tregojë për këtë si një faktor vendimtar të shëndetit në moshën e mëvonshme.
Shkencëtarët zbuluan se 22 metabolite lidheshin direkt me kronologjinë e moshës, me përqendrim më të lartë tek njerëzit e moshuar, sesa tek të rinjtë.
Puna e mëtejshme tregoi se gjeni që influenconte nivelin e C-glyTrp mund të modifikohej prej epigjenetikës, një proces ku faktorët e mjedisit i aktivizonin ose çaktivizonin gjenet ose u ndryshonin atyre aktivitetin.
Ndryshimet epigjenetike mund të ndikojnë te metabolizmi gjatë gjithë jetës së një personi, duke ndikuar në qëndrueshmërinë e sëmundjeve te njerëzit e moshuar.
Zbulimet u botuan dje në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë. Bashkautorja dr. Ana Valdes, gjithashtu prej “King’s College London” u shpreh: “Plakja te njerëzit është një proces që ndikohet prej gjenetikës, mënyrës së jetesës dhe faktorëve mjedisorë, por gjenet shpjegojnë vetëm një pjesë të historisë”.
Ndryshimet molekulare që ndikojnë në mënyrën sesi ne plakemi dhe kohën, janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet epigjenetike.
Ky studim për herë të parë ka përdorur analizimin e gjakut dhe ndryshimeve epigjenetike për të identifikuar metabolitin, që ka lidhje me peshën e lindjes dhe shkallën e plakjes.
Ky metabolit unik, i cili lidhet me moshën dhe mosha lidhet me plakjen, ishte i ndryshëm tek binjakët gjenetikisht identikë, që kishin ndryshim të madh të peshës gjatë lindjes. Kjo tregon se pesha e lindjes ndikon te mekanizmi molekular, që tjetërson këtë metabolit.
Kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë sesi ushqimi i pakët në mitër ndryshon rrugën molekulare dhe si rezultat sjell plakje më të shpejtë dhe një nivel më të lartë të rrezikut për t’u sëmurë pas moshës 50-vjeçare.
Kuptimi i rrugëve molekulare të përfshira në procesin e plakjes, mund t’i hapë plotësisht rrugën terapive të ardhshme të trajtimit të kushteve të lidhura me moshën e madhe.
Meqenëse këto 22 metabolite të lidhura me plakjen mund të dallohen në gjak, ne mund të parashikojmë moshën aktuale prej një mostre gjaku shumë të saktë. Në të ardhmen kjo mund të përpunohet në mënyrë që të përcaktohet potencialisht plakja e shpejtë biologjike tek individët.



Autor Gazeta Shqip te 12 Korrik 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë Coolte21

Shteti Shteti : Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi