Qeveria E Re, Basha : Ekip Me Kamikazë Personalë Të Ramës, Shpifës E Trafikantë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Qeveria E Re, Basha : Ekip Me Kamikazë Personalë Të Ramës, Shpifës E Trafikantë
TIRANE - Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmon kryeministrin e zgjedhur Edi Rama për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së tha se Rama ka mbledhur rreth vetes shpifësit më të zellshëm, protagonistë të trafiqeve dhe persona të paaftë, që do t’i shërbejnë vetëm interesave të tij personale dhe jo qytetarëve.
“Dje qytetarët dëgjuan nga Rama për ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes, e bashkë me emrat e shqiptuar prej tij në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e të shkuarës, ekip eksperimental, me ministra të Ramiz Alisë, protagonistë të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushtetit, sharësit, shpifësit kundër vendit në 8 vitet e fundit”- u shpreh Basha.
Sipas Bashës, Rama la jashtë qeverisë personalitete me vlera në Partinë Socialiste dhe përfshiu në kabinet “kamikazë personalë”.
“Ai shkelmoi demokracinë dhe shpiku rregulla të paqenë në funksion të mbajtjes së pushtetit për veten e tij. Pas tërheqjes nga çdo premtim i fushatës ai vërteton se qeveria nuk mund të jetë veç për të përmbushur ëndrrën e tij si kryeministër. Ky nuk është ekipi që do t’i shërbejë qytetarit por do t’i përulet kryetarit. Cdo shqiptar duhet ta dije sot se shumë shpejt pasojat e këtij qëndrimi shpërfilles dhe përçmues ndaj vullnetit dhe interesave të tyre do të rëndojnë mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e tyre dhe të familjeve të tyre. PD është e vendosur që në respekt të demokracisë të përballet fuqishëm e të mbrojë interesat e vendit nga kjo skenë e paralajmëruar e kapjes së pushtetit.”- tha Basha.
Më tej, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kryetari i PD-së ka bërë me dije se në shtator partia e tij do të nisë zgjedhjet e strukturave të reja drejtuese.
DEKLARATA E PLOTE E BASHES
Edi Rama njoftoi dje ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes së shqiptarëve dhe që do të përgjigjet për premtimet piramidale dhe amatoreske me të cilat erdhi në pushtet. Tok me emrat e shqiptuar dje nga Kryesocialisti, në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e së shkuarës së palavdishme dhe të bëmave të errta të anëtarëve të këtij ekipi eksperimental. Aktorë të së kaluarës së largët, ministra të Ramiz Alisë, protagonistë famëkeq të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushteti gjatë qeverisjes së korruptuar të para 2005, sharësit dhe shpifësit më të zellshëm kundër Shqipërisë në çdo udhëkryq të rëndësishëm të vendimmarrjeve Europiane, protagonistë të lidhjeve me trafiqet dhe lidhje nepotike dhe menaxhues të njohur të interesave të ish-kryetarit në Bashkinë e Kryeqytetit deri para dy vitesh.
Pra një ekip që mbledh paaftësinë, mungesën e eksperiencës shtetërore, mediokritetin intelektual dhe reflekset korruptive dhe autoritare!
Duke lënë jashtë vlera dhe kapacitete serioze të Partisë Socialiste dhe duke përfshirë kamikaze personale Edi Rama shkelmoji çdo parim qeverisës të një demokracie parlamentare dhe shpiku rregulla të paqena në funksion të kapjes dhe mbajtjes të gjithë pushtetit për veten dhe tarafin e tij.
Pas tërheqjes nga çdo premtim që u ka bërë qytetarëve më 23 Qershor njoftimi i djeshëm nuk habit askënd por vërteton se qeveria e zotit Rama nuk mund të ishte veçse një bashkësi që do i shërbejë kryetarit për të përmbushur ëndrrën e tij për tu ndjerë Kryeministër dhe jo për tju shërbyer qytetarëve! Ky pra nuk është ekipi që do tu shërbejë Shqiptarëve por ekipi që do ti përulet kryetarit dhe do ti shërbejë vetëm interesave të tij dhe të kupolës së errët të 23 Qershorit!
Cdo shqiptar duhet ta dije sot se shumë shpejt pasojat e këtij qëndrimi shpërfilles dhe përçmues ndaj vullnetit dhe interesave të tyre do të rëndojnë mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e tyre dhe të familjeve të tyre. Partia Demokratike është e vendosur që në respekt të parimeve më të shenjta të demokracisë parlamentare dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë të përballet fuqishëm dhe të mbrojë interesat e vendit dhe qytetarëve nga kjo skemë e kapjes së pushtetit dhe e batërdisjes së paralajmëruar të shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë.
01.08.2013
Burimi: Balkanweb
Similar topics
» Basha-Ramës: Unë që të munda njëherë të mund sërish
» Luis Suarez "transferohet" tek një ekip shqiptar
» “Qeveria E Re Është Premtuese”
» Dr. Flori : Ja Pse Bëra Këngë Kunder Ramës
» Basha, ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës
» Luis Suarez "transferohet" tek një ekip shqiptar
» “Qeveria E Re Është Premtuese”
» Dr. Flori : Ja Pse Bëra Këngë Kunder Ramës
» Basha, ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi