3 justifikimet më të tmerrshme që përdorni për të qëndruar në lidhjen e gabuar
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
3 justifikimet më të tmerrshme që përdorni për të qëndruar në lidhjen e gabuar
Nëse ju e dini që marrëdhënia juaj është drejtuar për asgjëkundi, ju i keni borxh vetes suaj dhe personit tjetër t’i jepni fund dhe ta lejoni partnerin tuaj të largohet. Dhe pavarësisht se çfarë partneri juaj thotë ose bën, nuk duhet të ndikojë në aftësinë tuaj për të marrë vendimin e ndarjes
Burimi: howaboutwe
Ka diçka që ju mban larg nga të shijuarit një lidhje të re, të përmbushur, emocionuese dhe argërutese: Marrëdhënia juaj e vjetër
Juve ju intereson (te) shumë ky person dhe nuk gjeni dot kohën e duhur ose mundësin për t’u ndarë. Apo ndoshta ndjeni se nuk mundeni, për disa arsye. Nëse ju e dini që marrëdhënia juaj është drejtuar për asgjëkundi, ju i keni borxh vetes suaj dhe personit tjetër t’i jepni fund dhe ta lejoni partnerin tuaj të largohet. Dhe pavarësisht se çfarë partneri juaj thotë ose bën, nuk duhet të ndikojë në aftësinë tuaj për të marrë vendimin e ndarjes.
Arsyeja 1: Ai është djalë i mirë!
Fakti që ju e dashuroni dhe nga ana tjetër, ai s’ka bërë as gjë të keqe apo të gabuar, nuk është arsyeja pse ju duhet të qëndroni apo të ndërtoni jetën me dikë. Nëse zgjidhni dikë, duhet ta shikoni situatën në kompleksitet dhe jo të qëndroni me të vetëm se nuk ka kryer vepra penale. Qëndroni me dikë të cilin e doni dhe e dëshironi, jo si çmim për sjelljen e tij/saj të mirë. Është fyese dhe jo e mjaftueshme për t’u mbështetur kur keni probleme dhe nevoja tuajat.
Arsyeja 2: Nuk dua ta lëndoj
Ky skenar tingëllon i këndshëm dhe i ëmbël – por gërvishtjani pak sipërfaqen dhe mundohuni të kuptoni se është thjesht një egoizëm i modës së vjetër. Pse? Për shkak se supozon se ju jeni qendra e unversit të atij personi dhe ai/ajo nuk mund të ecë përpara pa ju. Nëse ndarja nuk është një krim, atëherë dhe ju nuk jeni përgjegjës i kryerjes së krimit. Kështu që mjaft me “mea coulpa” dhe trajtojeni partnerin tuaj si një person të rritur.
Arsyeja 3: Nuk dua të jem vetëm
E pranoni apo jo, t’i japësh fund diçkaje me vullnetin tënd dhe të shohësh rrugën tënde është diçka e trishtuar për të gjithë ne – sidomos kur ke qenë për një kohë të gjatë me dikë. Sa më shpejt të përballeni me frikën e largimit nga diçka e njohur dhe familiare për ju, aq më shpejt do të përballeni me lëvizje të reja në jetën tuaj.
Është patjetër një goditje për sistemin tuaj, por mos u përfshini nga paniku. Ambientohuni me realittetin e ri derisa të filloni të lëvizni. Nëse dëshironi të jeni mirë, do të jeni. Dhe ideja se “ju nuk do të dashuroni më”, është një budallallëk. Stop me këtë dramë. Ju do të jeni OK!
Similar topics
» Këshilla për të qëndruar të rinj
» Një shaka e tmerrshme për Hallouin (VIDEO)
» Shtatëdhjetë e një vit me orën e gabuar
» Oopss,Foto te kapura ne momentin e gabuar....
» Ish-kryeministri çek pranon lidhjen dashurore me asistenten
» Një shaka e tmerrshme për Hallouin (VIDEO)
» Shtatëdhjetë e një vit me orën e gabuar
» Oopss,Foto te kapura ne momentin e gabuar....
» Ish-kryeministri çek pranon lidhjen dashurore me asistenten
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi