Një shaka e tmerrshme për Hallouin (VIDEO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Një shaka e tmerrshme për Hallouin (VIDEO)
Njerëzit bëjnë çmenduri për Hallouin, këtë gjë ka bërë edhe një qytetar në Amerikë. Ai ka trembur fqinjët e tij, të cilët kanë lajmëruar policinë. Në shtëpinë e tij shihej një person i gjakosur dhe i shtrirë në hyrje të një garazhi dhe një tjetër nën rrotat e fugonit.
Burri nga Oklahoma City, Johnnie Mullins, kishte ngjyrosur një manekinë, që të dukej si e gjakosur dhe ashtu e kish vendosur në hyrje të garazhit të makinës. Dhe përpara se policia te arrinte në “vendngjarje”, ai kish arritur që të shtonte edhe një tjetër manekinë, po ashtu te gjakosur, por kësaj radhe përpara furgonit te tij.
Fqinjët teksa kanë parë këtë pamje me të vërtetë makabër, kane menduar se kanë të bëjnë me një skenë të vërtetë krimi dhe menjëherë kanë thirrur policinë, e cila ka arritur në vendngjarje dhe ka kuptuar shakanë hallouiniane të Mullins.
Meqenëse në këtë rast, ideatori nuk kish shkelur as edhe një ligj, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë ndëshkimi, ndërsa fqinjët kanë kaluar disa momente tmerri.
/Shekulli Online/ E.L./
Similar topics
» 3 justifikimet më të tmerrshme që përdorni për të qëndruar në lidhjen e gabuar
» Video që do t’ju lërë pa fjalë (VIDEO)
» Femrat i josh pasuria (VIDEO)
» Stuhia diellore (VIDEO)
» Zhvillojnë mësim nën urë (VIDEO)
» Video që do t’ju lërë pa fjalë (VIDEO)
» Femrat i josh pasuria (VIDEO)
» Stuhia diellore (VIDEO)
» Zhvillojnë mësim nën urë (VIDEO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi