AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për të qëndruar të rinj

Shko poshtë

Këshilla për të qëndruar të rinj  Empty Këshilla për të qëndruar të rinj

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jun 23, 2013 3:20 am

Këshilla për të qëndruar të rinj 

1 – Dil shpesh me miqtë

Kultivoji miqësitë e tua nëse dëshiron të qëndrosh në formë. Aktivitetet shoqërore dhe marrëdhëniet do të përmirësojnë cilësinë dhe jetëgjatësinë e jetës. Kush ka një jetë sociale më të pasur në përgjithësi pi pak duhan, ha në mënyrë më të shëndetshme, praktikon vazhdimisht ushtrime fizike dhe është në gjendje të flasë për problemet e veta.

2 – Kultivo optimizmin

Përballoje jetën me një buzëqeshje! Optimistët jetojnë më gjatë sesa pesimistët dhe paraqesin rreziqe më të vogla për një vdekje të parakohshme. Duket gjithashtu se sinqeriteti dhe optimizmi rrisin numrin dhe efektivitetin e antitrupave, armët më të mira që trupi ynë ka në dispozicion kundër sëmundjeve.

3 – Mos i bëni flokët e bardhë…

As edhe gjakun e hidhur! Një studim te disa njëqindvjeçarë amerikanë vuri në pah se këto “subjekte” kishin një prirje të natyrshme që të mos pikëlloheshin në mënyrë të panevojshme…Nervozizmi, stresi, shqetësimet, ankthi nuk i kishin goditur gjatë jetës. Kështu që…qetësohuni!

4 – Bëj dashuri më shpesh

Mbaje të gjallë marrëdhënien tënde në çdo moshë! Personat që bëjnë seks më pak se një herë në muaj kanë një normë më të lartë të vdekshmërisë krahasuar me ata që kryejnë marrëdhënie seksuale dy herë në javë. Je single? Jo keq! Rëndësi ka vetëm numri i orgazmave!

5 – Kujdesu për dhëmbët

Kariesi, infeksionet e dhëmbëve dhe të gojës të kuruara keq apo të neglizhuara, mund të provokojnë probleme serioze kardiovaskulare, ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë së hershme.

6 – Mbaje trurin në veprim

Ashtu si trupi, edhe truri ka nevojë që të mbahet në lëvizje. Jetëgjatësia është e lidhur edhe me aktivitetet intelektuale. Të mësosh gjithmonë gjëra të reja ndihmon të mbani gjallë kujtesën dhe të parandaloni një lodhje të parakohshme mendore.

7 – Këshillohu rregullisht te mjeku i familjes

Më mirë të parandalosh sesa të kurosh: pjesa më e madhe e patologjive të lidhura me jetëgjatësinë mund të trajtohen me sukses nëse trajtohen menjëherë. Nënshtroju një check-up-i të përgjithshëm te mjeku yt. Shëndeti është pasuria juaj: kujdesu për të!

8 – Shijoji lumturitë e jetës në çift

Burrat që jetojnë në çift pas 50 vitesh kanë një jetëgjatësi më të madhe sesa ata që janë vetëm. Ushqyerja e ekuilibruar në orare të rregullta, atmosfera e ngrohtë dhe e rehatshme, e kombinuar me një seri të përkujdesjeve të vogla, dhe varësie të vogël të alkoolit dhe të duhanit, janë të gjithë faktorë që nxisin një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

9 – Dhuro rregullisht gjak

Dhurimi i gjakut, kaq i famshëm në kohën e Molierit me “Të sëmurin imagjinar”, është kthyer sërish në modë! Të dhurosh rregullisht gjak nuk do të thotë të shpëtosh vetëm jetën e një personi tjetër, por edhe tënden, sepse ndonjëherë kjo gjë ju ndihmon të reduktoni problemet e shkaktuara nga teprica e hekurit.

10 – Mbaji hormonet nën kontroll

Midis moshës 15 dhe 24 vjeç, niveli i testosteroneve arrin pikun maksimal. Ky hormon mashkullor është shkaku kryesor i agresionit dhe i dhunës. Pra vdekjet e parakohshme në këtë moshë prekin kryesisht meshkujt (tre herë më shumë sesa femrat), si pasojë e aksidenteve rrugore, vrasjeve dhe vetëvrasjeve.
♛Melody♛
♛Melody♛

Këshilla për të qëndruar të rinj  Coolte21

Shteti Shteti : Këshilla për të qëndruar të rinj  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi