AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-kryeministri çek pranon lidhjen dashurore me asistenten

Shko poshtë

Ish-kryeministri çek pranon lidhjen dashurore me asistenten Empty Ish-kryeministri çek pranon lidhjen dashurore me asistenten

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 15, 2013 5:54 am

 
Ish-kryeministri çek pranon lidhjen dashurore me asistenten 84617
ÇEKI - Ish-kryeministri konservativ i Çekisë Petr Necas ka pranuar se ka një lidhje dashurie me asistenten e tij, arrestimi i së cilës nën akuzat për spiunim ilegal dhe korrupsion ka çuar në rrëzimin e qeverisë muajin e kaluar, shkruajnë mediet të shtunën.

Asistentja e tij Jana Nagyova është në mesin e njerëzve të akuzuar për vëzhgimin ilegal të gruas së Necas, dhe për korruptimin e deputetëve të rrebeluar kundër kryeministrit vitin e shkuar.

“Unë jam në lidhje me Jana Nagyova. Është një marrëdhënie e shëndosh, të cilën do ta thellojmë edhe më tej në të ardhmen”, ka thënë 48 vjeçari Necas në një intervistë për gazetën Pravo, kur është pyetur për jetën e tij private, transmeton Rel.

Necas tashmë ka nisur procedurat e divorcit me gruan e tij. Nagyova dhe gjashtë të dyshuar të tjerë janë në paraburgim tash e një muaj, prej se 400 policë kanë bastisur qeverinë, shtëpitë dhe zyrat private të tyre, në një operacion i cili llogaritet të jetë më i madhi që prej rrëzimit të komunizmit në këtë shtet në vitin 1989.

Prej rrëzimit të qeverisë së Necas, kriza politike në këtë vend ende nuk është zgjidhur, ndërsa analistët dyshojnë se ajo mund të zgjidhet në një afat të shpejt. - See more at: http://www.shqiptarja.com/bota/2728/ish-kryeministri-cek-pranon-lidhjen-dashurore-me-asistenten-166988.html#sthash.udaQfVQ8.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Ish-kryeministri çek pranon lidhjen dashurore me asistenten Coolte21

Shteti Shteti : Ish-kryeministri çek pranon lidhjen dashurore me asistenten Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi