Monica Bellucci: “Dëshiroj Ende Të Bëj Modelen”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Monica Bellucci: “Dëshiroj Ende Të Bëj Modelen”
Pavarësisht se i ka braktisur prej kohësh pasarelat për t’iu përkushtuar kinemasë, Monica Bellucci ndihet ende e lidhur me botën e modës.
“Më pëlqen ende të fotografohem. Më parë ishte thjesht një punë, sot e bëj për t’u argëtuar dhe sepse dëshiroj unë ta bëj. Në një moment të karrierës pozimi ishte bërë një rutinë dhe dihet që kur gjërat bëhen kështu, bëhen më pak interesante”, ka thënë Bellucci për revistën “Madame Figaro”.
Ikona e bukurisë mesdhetare rrëfen se për të mbajtur format fizike perfekte, bën ushtrime fizike çdo ditë.
“E nisa stërvitjen pas shtatzënisë së dytë. Kisha evituar ushtrimet fizike për shumë kohë. Sot stërvitem një orë në ditë me një trajner personal, kur kam kohë. Por refuzoj të vrapojë, sepse dëmton ligamentet”, ka thënë 48-vjeçarja.
Me gjithë rezervat për filmin, në venecia nuk mund të mos flitet për Monica Belluccin dhe daljen e saj nudo në filmin e saj të fundit, që u shfaq në Festivalin e Filmit. “Un Été Brûlant” me regji të Philippe Garrel nuk pati ndonjë pritje kush e di se çfarë nga kritika, megjithatë aktorja bukuroshe ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fotografëve. Në një konferencë për shtyp ajo ka shpjeguar lakuriqësinë e saj, të cilën a ka quajtur një “akt bujarie kundrejt filmit” aktorja kujton se kur është xhiruar kjo skenë ajo kishte kaluar vetëm një muaj e gjysmë nga shtatzënia e dytë. “Isha në një moment të brishtë si grua, por isha e lumtur që u zgjodha nga Garrel”, thotë ajo, teksa flet shumë ngrohtë për regjisorin francez. “Iu besova tërësisht atij, sepse është një artist me një univers unik. U ndjeva e respektuar dhe e mbrojtur, sepse Garrel i do aktorët e tij”.
30.07.2013
Burimi: Gazeta-Shqip
Similar topics
» Historia shqiptare, ende e errët
» Trashegimia, nje territor ende i pasigurt
» Cana: Besoj ende te kualifikimi
» Shenjat që tregojnë se ende po e vuani ndarjen
» Donte t'a shiste, braziliania: Më mashtruan, jam ende e virgjër!
» Trashegimia, nje territor ende i pasigurt
» Cana: Besoj ende te kualifikimi
» Shenjat që tregojnë se ende po e vuani ndarjen
» Donte t'a shiste, braziliania: Më mashtruan, jam ende e virgjër!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi