Cana: Besoj ende te kualifikimi
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Cana: Besoj ende te kualifikimi
Pas ndeshjes zhgënjimi dallohej shumë qartë në fytyrën e kapitenit Lorik Cana, kapiteni kuqezi e kishte të vështirë të pranonte humbje 1-0 ndaj Sllovenisë, e cila u zhvillua në një Lubjanë kuqezi. Shqipëria ka krijuar disa raste për gol, por në fund trepikëshit iu gëzuan sllovenët, falë një goli të shënuar në pjesën e parë, edhe pse nuk patën më raste tjera për të shënuar.
“Ne lojtarët dhe të gjithë shqiptarët jemi të zhgënjyer. U pa se në çfarë mënyrë humbëm. U pa se çka dha ekipi në fushë, kjo është një humbje që vështirë kapërdihet. Ky është futbolli: një skuadër jep më shumë, mundohet më shumë dhe prodhon më shumë, por në fund nuk fiton- deklaroi pas ndeshjes kapiteni kuqezi- Ata e shënuan një gol fantastik dhe ndoshta ishte njëri nga dy mundësitë që kishin. Por, ne e kishim lojën në dorë, krijuam rast pas rasti dhe i bëmë presion kundërshtarit, duke i luajtur të gjitha shanset tona, me një mentalitet fituesi. Por, të gjitha përpjekjet tona nuk u shpërblyen. E donim një rezultat të mirë për njerëzit që na mbështetën në stadium”. Përkundër humbjes, mbrojtësi i Lacios beson ende në kualifikim në Botëror. “Gjasat janë të shumta për kualifikim. Edhe para ndeshjes me Sllovenisë e dinim se edhe nëse nuk fitojmë këtu, mund të shkojmë në Botëror. Por, duhet pranuar se kjo humbje na lë peng. Në grupin tonë çdo rezultat është i mundshëm. Ne jemi të gjithë afër me njëri tjetrin”, ka nënvizuar Cana.

Cana thekson se pas katër ditësh, ai me shokë do të luajnë ndaj një kundërshtari me kualitete, siç është Islanda, por shton se gjithçka është e mundur. Cana beson se nëse vazhdohet me të njëjtin mentalitet, ekipit të Shqipërisë do t’i shpërblehet i gjithë mundi.
Similar topics
» Lorik Cana::Biografia
» Lorik Cana Ua Shuan Ëndrrat Vajzave
» Lorik Cana: Zvicres i detyrohem shume per ate qe kam arritur
» Historia shqiptare, ende e errët
» Trashegimia, nje territor ende i pasigurt
» Lorik Cana Ua Shuan Ëndrrat Vajzave
» Lorik Cana: Zvicres i detyrohem shume per ate qe kam arritur
» Historia shqiptare, ende e errët
» Trashegimia, nje territor ende i pasigurt
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi