AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia shqiptare, ende e errët

Shko poshtë

Historia shqiptare, ende e errët Empty Historia shqiptare, ende e errët

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 30, 2013 2:44 am

Blerina Serjani

“Një rilindje para Rilindjes” – konferencë ndërkombëtare e studimeve për periudhën historike pararendëse të Rilindjes Kombëtare në Universitetin e Gjirokastrës
“Një rilindje para Rilindjes”, ishte tematika e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore e studimeve albanologjike, organizuar me iniciativë të Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, me studiues arbëresh nga Universiteti i Palermos, Universiteti i Kalabrisë, si dhe Instituti Italian i Kulturës. Konferencën e hapi prof. dr. Roland Zisi, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, ndërkohë që përshëndetën punimet prof. dr. Gëzim Sala, rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, si dhe përfaqësues të Institutit Italian të Kulturës. Në foltore të kësaj veprimtarie shkencore ndërkombëtare referoi së pari studiuesi i albanologjisë nga universiteti i Palermos, profesor Mateos Andala, i cili u ndal në temën “Ideologjia albaniste dhe Rilindja e parë, aktivitetet e arbëreshëve gjatë shekullit të 18”. Akademikja Floresha Dado, në referimin e saj, trajtoi “Një tezë që zgjeron diskutimin mbi rikonceptimin e historisë së letërsisë”. Studiuesi arbëresh, profesor Francesko Altimari, trajtoi rolin e famullisë “greke” të Napolit në marrëdhëniet italo-shqiptare dhe për Rilindjen kulturore arbëreshe në shekujt e 18 dhe 19, ndërkohë që studiuesi i njohur, Shaban Sinani, solli disa hulumtime rreth shkrimeve dhe dorëshkrimeve në shekullin e 18 në Shqipëri. Albanologë, studiues dhe profesorë të tjerë shqiptarë dhe nga vende të tjera si: Donato Martuci, Roland Zisi, Italo Sarro, Francesko Skalora, Stefano Parenti, Giovani Cimbalo, Gëzim Gurga, Valter Memishaj, Tomorr Plangarica, Anila Omari, Gëzim Rredhi, Stefano Parenti, Donato Martuçi, Hamit Xhaferi, Naim Zoto, Liri Suta, Dhori Qirjazi, Artur Lamaj, Thoma Dhima, Anila Omari, Kozeta Sala, Shyqyri Hysi, Merita Gjokutaj, Spiridhulla Poçi, Evalda Paci, Teuta Toska etj., ndriçuan mjaft ngjarje dhe shenja të kulturës shqiptare të periudhës parakombëtare gjatë shekujve 16, 17 dhe 18, duke e përkufizuar këtë periudhë historike si një rilindje pararendëse që përgatiti Rilindjen Kombëtare, sidomos në pikëpamjen kulturore dhe të homogjenizimit kombëtar. Tërhoqi vëmendjen e studiuesve dhe shkencëtarëve të pranishëm referati i historianit Pëllumb Xhufi me temë “Shfaqje të vetëdijes kombëtare shqiptare në burimet e shekujve 16, 18”, gjatë së cilës autori solli burime të reja dokumentare dhe dëshmi historike për origjinën shqiptare të krahinës së Himarës. Në këtë konferencë, ku u mbajtën rreth 28 kumtesa, krahas debateve albanologët hodhën në idenë, se kjo periudhë historike është koha kur për herë të parë lind interesimi i kishës shqiptare tek arbëreshët, koha e kolegjeve që u bënë të mirënjohur në histori, kolegji i themeluar nga Guzzeta në Palermo dhe kolegji i Shën Adrianit në Kalabri (Shën Dhimitër Korona). Sipas tyre, kjo është një periudhë historike me veprimtari dhe personazhe historike ende të panjohur mirë, sikurse është rasti i misionarit arbëresh Nilo Katalano, i cili, ndër të tjera, hapi dhe shkolla shqip dhe hartoi fjalorë. Albanologët vendas dhe të ardhur nga universitetet homologe të përfshira në referenca dhe debate shkencore, nënvizuan se bëhet fjalë për “Shekullin e fjalorëve” të Francesco Maria da Lecce, Marko Bocari, dhe për kohën e ngritjes së akademive si ajo e Voskopojës, e gjimnazeve, seminareve dhe kolegjeve, e gramatikave, e tipografive etj. “Kjo konferencë është shprehje e përpjekjeve të Universitetit të Gjirokastrës për t’u kthyer në një vatër të rëndësishme të studimeve albanologjike e ballkanike, çka është në koherencë të plotë me misionin e tij si institucioni mësimor, kërkimor e shkencor, më i rëndësishëm në jug të vendit”, u shpreh Zisi./gazetashqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Historia shqiptare, ende e errët Coolte21

Shteti Shteti : Historia shqiptare, ende e errët Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi