PD-Në Po E Merr Në Dorë Argita Berisha, Kumbarja E Bashës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
PD-Në Po E Merr Në Dorë Argita Berisha, Kumbarja E Bashës
Nuk duhet shumë të kuptosh se Lulzim Basha ka qenë një investim personal i vajzës së kryeministrit Sali Berisha, Argitës.
Gazeta Dita, në një analizë të saj, thotë se ajo është kumbarja e fitores së Bashës dhe në mënyrë jozyrtare, tani e ka ajo kontrollin mbi PD-në.
Në analizë theksohet se si Sokol Olldashi e mori seriozisht garën.
Por goditjen e parë e mori që kur kryesia nuk i pranoi që zgjedhjet të bëheshin në gusht.
Jashtë kamerave, Olldashi u deklaronte mbështetësve të tij se Basha do të fitonte vetëm në Tiranë, Elbasan dhe Dibër, ndërsa në rrethet e tjera, Olldashi do bënte namin.
Por nuk ndodhi kështu.
Basha nuk ishte asfare i impenjuar me fushatën elektorale, por gjithçka organizohej vetvetiu.
Ai vetëm lexonte një ditë më parë se ku do ishte të nesërmen dhe kaq.
Sallat mbusheshin vetë dhe Luli thjesht mbante një fjalim kryesisht me nota patetike.
Sa për garanci, gati ishte çështja e listave.
Dita shkruan se për to u kujdes Florion Xhuti, zëvendësshef organizativ në PD, pjesë e një strukture që njihet si Shërbimi Informativ i Partisë, ose SHIP.
Por këtë strukturë fliste Azem Hajdari në vitin 1995, kur thoshte se “mirë Gazidede me të cilin jam mësuar, por nuk më lënë rehat as këta të SHIP”.
Në analizë thuhet se Olldashi sulmoi në fushatë LSI-në, por vetëm kaq, më shumë nuk mund të shprehej.
Ai nuk do guxonte kurrë të hapte luftë ndaj Argita Malltezit, që po lëvizte fushatën.
“Basha është manekini që i ka borxh të gjithë karrierën zonjës Malltezi, por njëkohësisht është edhe personi me paaftësinë e tij natyrore për të çarë i vetëm, shërben dhe si kolateral i trashëgimisë së Berishajve mbi partinë”, shkruan Dita.
25.07.2013
Burimi: Gazeta Tema
Similar topics
» Kënga e Lulzim Bashës “hiti verës” në Facebook (video)
» SHBA, Miss-i me vetëm një dorë
» Shpëtim Gjika: Të enjten do prishim dhe 20 ndërtime pa leje. Ja e vërteta e pallatit të Lulzim Bashës
» Burri hidhet në liqen, kap peshkun me dorë
» Kurbin, Vret Gruan Me Shkop: Më Ktheu Dorë Kur E Rraha Për
» SHBA, Miss-i me vetëm një dorë
» Shpëtim Gjika: Të enjten do prishim dhe 20 ndërtime pa leje. Ja e vërteta e pallatit të Lulzim Bashës
» Burri hidhet në liqen, kap peshkun me dorë
» Kurbin, Vret Gruan Me Shkop: Më Ktheu Dorë Kur E Rraha Për
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi