AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burri hidhet në liqen, kap peshkun me dorë

Shko poshtë

Burri hidhet në liqen, kap peshkun me dorë Empty Burri hidhet në liqen, kap peshkun me dorë

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 15, 2013 6:10 am

Burri hidhet në liqen, kap peshkun me dorë 84696
Të kapësh peshkun me duart e tua dhe pa asnjë veshje të posaçme për të gjuajtur nën ujë është diçka e pamundur për shumicën e personave, por jo për Doug Owen. 

Doug ka postuar një video në youtube që pasi hidhet në një liqen, i veshur vetëm me rroba banjo, pas disa sekokndash del nga uji duke mbajtur peshkun në dorë. E gjithë ngjarja filloi kur gruaja e tij e pyeti se çfarë do të hanë për darkë. 

Dhe sapo ajo i sugjeron që të hanë peshk, Doug nuk hezitoi t’i plotësonte dëshirën gruas së tij dhe u zhyt menjëherë nën ujë. E bindur se burri i saj nuk do t’ia dilte, ajo ka mbetur e habitur kur ai doli nga uji duke shtrënguar fortë peshkun që kishte kapur. “Po tallesh me mua”, tha gruaja e habitur!
 
Por, të gjithë përdoruesit e internetit që kanë parë këtë video në youtube e kanë cilësur burrin që kapi peshkun si një njeri dinak. Ata janë shprehur se kjo gjë nuk është e vertetë dhe se ai e kishte fshehur troftën në pantallonat e tij.
 
Nga ana tjetër, Doug është i bindur se veprimi i tij është absolutisht i vërtetë, i cili e përforcon arsyetimin e tij duke thënë se trofta nuk ishte e fshehur në ndonjë kafaz apo të ishte e lidhur. Ai gjithashu thekson se video nuk është e montuar, pasi sipas tij, nuk është aq i zgjuar që të mendojë gjëra të tilla.


(v.gj/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/burri-hidhet-ne-liqen-kap-peshkun-me-dore--167126.html#sthash.NXq5T74v.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Burri hidhet në liqen, kap peshkun me dorë Coolte21

Shteti Shteti : Burri hidhet në liqen, kap peshkun me dorë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi