AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hidratimi I Lëkurës Pas Diellit

Shko poshtë

Hidratimi I Lëkurës Pas Diellit  Empty Hidratimi I Lëkurës Pas Diellit

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 25, 2013 7:04 pm

Hidratimi I Lëkurës Pas Diellit  Hidratimi
Për Te Pasur Një Nxirje Te Bukur Dhe Ne Te Njëjtën Kohe Te Mbroni Lëkuren Mund Tu Ndihmoje Ushqimi.

Vera është sinonimi i diellit, dritës dhe…nxirjes! Por për te evituar demet e ekspozimit ndaj rrezeve te diellit, ju duhet te merrni parasysh disa këshilla. Një regjim i përshtatshëm mund tu ndihmoje te merrni një ngjyre te bukur. Dieta mesdhetare është padyshim me e mira, kjo, ne fakt, i sjelle organizmit tone një sasi te madhe antioksidantesh qe, përveç se lufton radikalet e lira, bën me te forta dhe me rezistente qelizat e lëkurës.

Ne dietën mesdhetare janë prezente ushqime te cilat ndihmojnë për te stimuluar prodhimin e melaninës, pigmenti qe lëkura prodhon për tu mbrojtur nga rrezatimi diellor. Fuqia antioksiduesve e ushqimeve është shpesh i asociuar përmbajtjes se vitaminave. Një nder me te rëndësishmet është vitamina A, qe tonifikon lëkurën dhe stimulon sintezën e melaninës. Ne ushqime gjendet nen formën e beta karoteneve.

Karotat janë ne veçanti te pasura, por mund te gjejmë sasi te mire edhe tek pjeshkat, kajsitë, shalqiri, bostani, qershitë, spinaqi, selinoja, specat, domatet, rukola, kungulli, sallata jeshile etj. Ne sasi me te vogla vitamina A gjendet tek qumështi, kosi, djathi, toni i freskët, vezët, luleshtrydhet, kivi, pasi këto janë te pasura me vitamine C, e cila rrit mbrojtjen imunitare te lëkurës, mbron kapilaret dhe rregullon prodhimin e melaninës.

Vitamina E hidraton dhe mban elastike lëkurën, ajo gjendet me se shumti tek vaji i ullirit, banania, borziloku, nenexhiku, domatet, soja, e verdha e vezës etj, vitamina F e cila gjendet me shume tek vaji i farave te lirit, lulediellit, e bën lëkurën te bute. Burime te tjera antioksidues është dhe salmoni, maja e birrës.





25.07.2013

Burimi: Ikub
♛Melody♛
♛Melody♛

Hidratimi I Lëkurës Pas Diellit  Coolte21

Shteti Shteti : Hidratimi I Lëkurës Pas Diellit  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi