Sot, fjalët më negative lidhen me trupin, ngjyrën e lëkurës dhe paaftësinë
Faqja 1 e 1

Ofendimet janë duke evoluar dhe po bëhen më ofensive, por ekspertët besojnë se kjo mund të jetë një shenjë që shoqëria në fakt po bëhet më e sjellshme.
Ata thonë se sharjet pasqyrojnë atë që shoqëria e sheh si tabu. Meqë sharjet e sotme, që kanë lidhje me seksin dhe lëngjet e trupit, e kanë humbur rëndësinë si tabu, po evoluohet tek mënyra të tjera sharjeje.
Shkencëtarët mendojnë se fjalët, që përshkruajnë njerëzit si ngjyra e lëkurës dhe paaftësia, janë bërë më të përhapura nga fjalët tradicionale të përdorura deri më tani.
Ky ndryshim, sipas ekspertëve, është një shenjë që ne po bëhemi më pak tolerantë dhe më mizorë kundrejt njerëzve.
Më parë ofendimet lidheshin zakonisht me mburrje seksuale dhe me mosrespektim ndaj gjërave të shenjta, shpesh fetare.
Më vonë ofendimet filluan të përshkruanin skena që kishin të bënin ndër të tjera edhe me funksionet dhe organet trupore.
Dhe së fundmi, universi i fjalëve të këqija vazhdon të ndryshojë, duke u bërë më mizor dhe më tronditës. Fillimisht kjo ndodh sepse të gjitha tabutë interesante mbi seksin kanë rënë dhe e kanë humbur fuqinë.
Autori i librit “The F-Word”, Jesse Sheidlower, tregon se ne nuk jemi më të trembur nga diskutimi publik në lidhje me seksualitetin.
Kështu përdorimi seksual i fjalëve nuk është më aq i fortë nga sa ka qenë më parë dhe përdorimi joseksual i fjalëve është akoma më i dobët.
Megjithatë është e vërtetë se sasia në rritje e fjalëve jo seksuale e ka dobësuar tabunë e fjalëve seksuale. Shumica e tyre e kanë humbur tashmë seksualitetin e tyre dhe janë bërë joseksuale.
Përveç kësaj, shoqëria nuk e merr më fenë aq seriozisht. Njerëzit blasfemojnë më shumë sepse ata nuk besojnë se do të ketë ndonjë pasojë të tmerrshme prej ateizmit.
Proceset trupore nuk përdoren më nga këndvështrimi i fjalëve ofenduese, siç përdoreshin kohë më parë për të treguar gjëra aspak të pakëndshme, sepse njerëzit janë mësuar tashmë me trupin e tyre.
Pra, çfarë mbetet? Ekspertët thotë se brezi i ri i fjalëve ofenduese është më i ashpër dhe më personal nga spektri i ofendimit.
Ato që shohim se po bëhen më shumë tabu janë fyerjet raciste, thotë gjuhëtari John McWhorter, autor i librit “What Language Is: And What It Isn’t and What It Could Be”.
Njerëzit i drejtohen njëri-tjetrit si të shëndoshë dhe ajo që vihet re më shumë në parqet e lodrave janë fëmijët që i ofendojnë shokët si “budallenj”. Kjo është një fjalë e thënë prej shumë kohësh dhe vazhdon të mbetet një tabu.
Mcshorter u referohet këtyre fjalëve si abuzim sociologjik, sepse ato nuk i drejtohen Zotit, as organeve gjenitale, por minoriteteve.
Racizmi, seksualiteti, masa trupore, të gjitha këto gjëra që ne i përdorim për të ofenduar dikë dhe për të sulmuar mënyrën sesi dikush duket apo identitetin e tij etnik, janë bërë tabutë e reja që ne i përdorim për të sharë.
Në të shkuarën, fjalët që lidheshin me fenë dhe pjesë intime të trupit kuptoheshin si më fyeset. Por tani fjalët që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe me minoritetin etnik duken si më pak të pranueshmet.
Keith Allan, profesor gjuhe në Universitetin Monash të Australisë dhe bashkautor i librit “Fjalët e Ndaluara”, thotë se njerëzit me aftësi të kufizuara më parë shiheshin si objekt talljesh, por kjo nuk është më e lejuar, ndaj po bëhet një tabu.
Përveç kësaj, disa fjalë moderne të ofendimit kanë evoluar dhe ekspertët besojnë se është për mirë. Melissa Mohr, autore e një libri që flet për fjalët ofenduese, beson se ky evoluim është një zhvillim pozitiv.
Ajo shprehet se kjo është një shenjë, që në mënyrë kulturore jemi bërë më të zotë ta vendosim veten në vend të tjetrit, sesa kemi qenë në të shkuarën. Dhe së paku teorikisht dhe gjuhësisht jemi bërë më të respektueshëm për një gamë të gjerë njerëzish.
Pra, ndryshimi i tabuve në lidhje me sakrilegjin dhe humorin e tualetit ka shkuar drejt epiteteve personale si një shenjë e progresit shoqëror.
Njerëzit e shekullit 21 janë më emocionalisht të përfshirë dhe të prekur prej fjalëve që i tallin dhe i viktimizojnë ata në pjesët e tyre jo normale.

Similar topics
» Ja si të ruajmë ngjyrën e lëkurës pas plazhit
» Fjalët domethënëse të lëna pas vdekjes
» Pse femrat lidhen me meshkuj më të rinj se vetja?
» Më thuaj ngjyrën që preferon të të them karakterin që ke
» Hidratimi I Lëkurës Pas Diellit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi