AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

Shko poshtë

  A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq? Empty A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 25, 2013 7:20 am

 
Miqësia me gjininë e kundërt është si të ecësh mbi akull të hollë.


  A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq? 63451a73-494d-430d-b419-07a846fd660b---0-Janë të shumtë ata që thonë se meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë “vetëm” miq. Por, disa të tjerë insistojnë në të kundërtën. Kufiri midis miqësisë dhe “diçkaje më shumë” është shumë i hollë. Në çdo moment mund të lindë dashuria, apo epshi midis këtij lloji të miqve. Për ta parë se ku qëndroni, duhet të shqyrtoni çështjet në vazhdim.






Vërtetoni a gjendeni me të vërtetë në “zonën e miqësisë”!



Nëse midis jush dhe mikut tuaj nuk ka “kimi”, atëherë nuk ka rrezik. Këtë e pohon edhe terapeutja seksuale, Liza Paz, e cila thotë se mosekzistimi i atraktivitetit është treguesi më i mirë se midis femrës dhe mashkullit mund të ketë miqësi. Por, nëse krijoni miqësi me personin që ju pëlqen në aspektin seksual, atëherë ruajtja e miqësisë do të bëhet sfidë e madhe.






Motivet e femrave



Ekspertët thonë se femrat vendosin që të krijojnë miqësi me meshkujt më së shpeshti në momentet kur kanë ndonjë pakënaqësi me lidhjen aktuale, apo me statusin e tyre emocional. Varësisht nga shkalla e pakënaqësisë, luhatet edhe niveli i miqësisë.






A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?






Motivet e meshkujve



Meshkujt nuk lidhin lehtë miqësi me femrat. Shpesh, një miqësi të tillë e hasim kur femrës i pëlqen seksualisht mashkulli, por këtij të fundit jo. Por, në fund megjithatë kanë parë se kanë shumëçka të përbashkët, që mjafton për ta filluar miqësinë. Nënkuptohet, të paktën sipas “rregullave të miqësisë”, epshi i njërës palë do të duhej të shuhej.






Vënia e domosdoshme e kufijve



Në gjithçka duhet ta kemi një kufi të caktuar, duke përfshirë edhe daljet me mikun/mikeshën tuaj. Ju më së miri do ta vëreni kur daljet tuaja në kafene, apo këmbimi i sms-ve e kanë kaluar kufirin e miqësisë. Në një rast të tillë, duhet ta pyesni veten, çka doni në të vërtetë?




♛Melody♛
♛Melody♛

  A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq? Coolte21

Shteti Shteti :   A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq? Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi