Femrat preferojnë meshkujt e ngrysur
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Femrat preferojnë meshkujt e ngrysur
Meshkujt e lumtur nuk preferohen edhe aq shumë, për shkak se femrat i shohin meshkujt me ndryshime të shpeshta humori, si më tërheqës, zbulojnë kërkimet shkencore | ||||
| ||||
Studimi Meshkujt që buzëqeshin nuk duken shumë të fortë, të fuqishëm apo mashkullorë, ndërsa ata që janë pothuajse gjithnjë hijerëndë duken të fuqishëm dhe arrogantë. Studimi këshillon se buzëqeshja e ëmbël nuk do t’ju ndihmojë për të hyrë në zemrën e një femre, përkundrazi. Zemra e femrave ka më shumë gjasa të rrahë për meshkujt e ngrysur dhe të krekosur. Përfundimet surprizuese mund të ndihmojnë shpjegimin e mitit të “djalit të keq”. Ekspertët arritën në përfundimin se buzëqeshja i bën meshkujt të duken më të dobët dhe të pafuqishëm, kur janë në momente flirtimi me femrat. Nga ana tjetër, meshkujt janë shumë më të tërhequr nga femrat e lumtura dhe të buzëqeshura. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ato duken më të afrueshme dhe më gjithëpërfshirëse. Kërkimi i kryer nga një skuadër psikologësh, mund të ndikojë te meshkujt duke i bërë ata të ndryshojnë sjelljen e tyre gjatë takimeve të para apo të ndryshojnë fotot e tyre në rrjetet sociale duke i zëvendësuar me të ngrysura. Xhesika Treisi, drejtuesja e studimit u shpreh: “Një fytyrë e buzëqeshur është kryesore për të ndërtuar marrëdhënie të mira shoqërore, por kur vjen puna te tërheqjet seksuale, ajo nuk jep siguri”. Megjithatë, psikologët thonë se një buzëqeshje e vogël, mund t’ju bënte në fakt të dukeshit tërheqës. Ky studim zbuloi se meshkujt dhe femrat i përgjigjen në mënyra të ndryshme emocioneve, përfshirë këtu edhe buzëqeshjeve. Studiuesit dolën në përfundimin se femrat ishin më pak të tërhequra nga buzëqeshja, meshkujt e lumtur dhe se preferonin ata që dukeshin më krenarë dhe të ngrysur. Pjesëmarrësit meshkuj në studim ishin më të tërhequr nga femrat e qeshura, të cilat dukeshin të lumtura dhe më pak të tërhequra nga femrat që dukeshin krenare dhe me shumë vetëbesim. Kërkuesit nga universiteti “British Columbia” në Kanada, i kërkuan më shumë se 1000 të rriturve, të jepnin shkallën e tërheqjes së tyre seksuale në lidhje me shumë foto të seksit të kundërt. Në foto tregoheshin meshkuj dhe femra që përjetonin emocione të ndryshme si për shembull të buzëqeshur, seriozë, të mërzitur, të turpëruar, krenarë, me kokën ulur ose me sytë mënjanë. Hulumtuesit u shprehën se ata eksploruan përshtypjen e parë që linte çdo imazh te pjesëmarrësit. Atyre nuk iu kërkua të gjykonin për personat që dëshironin t’i kishin partnerë jete, por vetëm për ata që u dukeshin më tërheqës seksualisht. Dr. Treisi u shpreh se tërheqja seksuale ka evoluar gjatë shekujve dhe diferencimeve kulturore. Për shembull, teoritë evolutive këshillojnë se femrat mund të tërhiqen më shumë nga meshkujt që shfaqin krenari, sepse në këtë mënyrë ata manifestojnë statusin e tyre shoqëror, kompetencat dhe aftësitë e tyre te partnerja. Dr. Beall shton se shprehja e krenarisë është tipar i meshkujve me trup muskulor dhe të fortë. Në studimet e mëparshme tregohej se karakteristikat fizike të meshkujve me trup të zhvilluar e muskuloz nuk kalonin pa u vënë re prej femrave, të cilat i pëlqenin shumë këta lloj meshkujsh. Në mënyrë paragjykuese buzëqeshja prej femrave është parë si mungesë dominimi dhe force, ndryshe nga heshtja dhe fuqia e meshkujve në dukje seriozë dhe krenarë. Dr. Beall thotë se studimet e mëparshme këshillojnë se lumturia është veçanërisht një shprehje femërore e emocioneve të mira. Kërkuesit nga universiteti “British Columbia” në Kanada, i kërkuan më shumë se 1000 të rriturve, të jepnin shkallën e tërheqjes së tyre seksuale në lidhje me shumë foto të seksit të kundërt Ekspertët arritën në përfundimin se buzëqeshja i bën meshkujt të duken më të dobët dhe të pafuqishëm, kur janë në momente flirtimi me femrat. Në studimet e mëparshme tregohej se karakteristikat fizike të meshkujve me trup të zhvilluar e muskuloz, nuk kalonin pa u vënë re prej femrave. |
Similar topics
» Përse meshkujt preferojnë seksin në vend të fjalëve të ëmbla?
» Meshkujt që nuk dëshirohen nga femrat
» Meshkujt pëlqejnë Golf-in, femrat Mercedes-in!
» Ja se çfarë bëjnë femrat dhe meshkujt në...
» Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njëlloj…!
» Meshkujt që nuk dëshirohen nga femrat
» Meshkujt pëlqejnë Golf-in, femrat Mercedes-in!
» Ja se çfarë bëjnë femrat dhe meshkujt në...
» Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njëlloj…!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi