’21 Janari’, Përjashtohet Gjyqtari Fatos Qato, Bashkëshortja E Tij Anëtare E PS
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

TIRANE- Përjashtohet nga çështja “21 janari”, gjykatësi Fatos Qato. Kërkesa për përjashtimin e Qatos u bë seancën e kaluar nga Genci Gjokutaj, avokati i të pandehuri Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj. Dje gjykatësi Artur Kalaja shqyrtoi kërkesën dhe vendosi të përjashtojë Fatos Qaton nga shqyrtimi i dosjes “21 janari”, që pa frikë mund të cilësohet si “patatja e nxehtë” e drejtësisë shqiptare. Edhe pse nuk dihen argumentet e përdorura për përjashtim në kërkesën e tij, avokati Gjokutaj përdori si argument faktin se bashkëshortja e gjykatësit Qato, Mirela Qato është anëtare e Partisë Socialiste dhe ka qenë një ndër organizatoret e protestës së 21 janarit, ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vrarë katër demonstrues.
Mesa duket ky argument ka qenë bindës për ta larguar Qaton nga treshja gjykuese. Më herët dha dorëheqjen dhe gjykatësi Agron Papajani. Në Gjykatën e Apelit pritet të hidhet shorti për caktimin e dy gjykatësve të rinj për të shqyrtuar dosjen në fjalë. Ndrea Prendi, ish-shef i Gardës, akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa Agim Llupo, ish-gardist, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Të dy janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, me arsyetimin se fakti nuk provohet. Ndërkaq, për Margarit Kumen, shoferi personal i ish-kryegardistit Prendi, është tërhequr akuza. Vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet pa autor.
24.07.2013
Burimi: Balkanweb

Similar topics
» Ne, shqiptarët në Egjipt, nga Fatos Baxhaku
» Gjyqtari që fikson ndeshje në këmbim të seksit
» Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos, vret bashkëshorten dhe më pas veten
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Gjyqtari që fikson ndeshje në këmbim të seksit
» Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos, vret bashkëshorten dhe më pas veten
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi