AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Olldashi: Basha U Zgjodh Në Krye Të PD-Së Nëpërmjet Një Procesi Të Deformuar

Shko poshtë

Olldashi: Basha U Zgjodh Në Krye Të PD-Së Nëpërmjet Një Procesi Të Deformuar Empty Olldashi: Basha U Zgjodh Në Krye Të PD-Së Nëpërmjet Një Procesi Të Deformuar

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 24, 2013 7:08 pm

Olldashi: Basha U Zgjodh Në Krye Të PD-Së Nëpërmjet Një Procesi Të Deformuar Olldashi1-300x220

Kandidati për kreun e PD-së, Sokol Olldashi, në një konferencë për shtyp, ka thënë se gara e fituar nga ana e Lulzim Bashës, ka qenë e deformuar. Ai tha se mijëra anëtarë të PD-së mbetën pa votuar, ndërkohë që mijëra persona të tjerë u regjistruan si anëtarë javët e fundit. Olldashi ndërkohë akuzoi se gara ishte e pabarabartë, duke qenë se Basha u favoruzia.

“Përzgjedhja e kryetarit te ri të PD-së, u bë përmes një procesi tërësisht të deformuar.
Në asnjë cast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe, për më tepër, në asnjë moment listat nuk u vunë në dispozicionin tim. Do të thotë që në mënyrë anormale unë garova pa ditur se cili ishte korpusi i votuesve.

Dita e votimit provoi se mijëra demokratë nuk gjëtën emrat në listë, ndërsa mijëra të tjerë u antarësuan në listën e votuesve në dy javët e fundit. Shpresoj që pas votimit këta të antarësohen edhe në PD.

Procesi, për të cilin m’u dhanë të gjitha garancitë se do të ishte jashtë ndikimeve, në fakt nuk mbeti asnjë ditë i tillë. Në një mënyrë që dukej e sinkronizuar, këshilltarë, drejtues korporatash, kryetarë degësh u përfshinë në të, në mënyrë tërësisht të njëanshme, ndërkohë që, cilido që shfaqi parapëlqime të padëshiruara në favor tim, u pezullua, – gjë që ndodhi edhe me ndonjë kryetar lokal PD-je -, u përjashtua – sic ndodhi me antarë të PD-së në Shkodër e Korcë – apo u pushua nga puna, – sic ndodhi me drejtues rajonalë të korporatave në Sarandë apo Vlorë.

Intimidimi u kurorëzua me fletën e numerizuar të votimit që e bënte lehtësisht të mundur identifikimin e votuesit. Nga ana tjeter, tensionimi i strukturave ishte tërësisht i panevojshëm”, tha Olldashi.

Sipas tij, energjitë që demokratët duhet t’i harxhonin më 23 qershor, i harxhuar më 22 korrik.

“Kjo ishte një energji e tepert e harxhuar brenda nesh që do duhej në fakt ta kishim shpenzuar më 23 qershor dhe jo më 22 korrik. Ishte një gabim.

Megjithatë, gjatë gjithë fushatës sime brenda strukturave të demokratëve, kam insistuar se ne duhet të identifikojmë gabimet dhe mbi to të ndërtojmë eksperienca pozitive.

Shpresoj vërtet që do të kemi inteligjencën ta bëjmë këtë.

Kam insistuar që produkti i parë i 23 korrikut, duhet të jetë shëndoshja e Partisë Demokratike. Dje nuk e bëmë, por duhet të fillojmë ta bëjmë që sot”, tha ai.

Pavarësisht manipulimit, Olldashi u shpreh se do të përfaqësoj me gjithë energjitë militantët e Partisë Demokratike në misionin për ta bërë Partinë Demokratike më të mirë.

“Unë i ftoj të gjithë demokratët që nuk janë ndjerë mirë me këtë proces, të kuptojnë se Partia Demokratike është një shtëpi e madhe, e ndërtuar me kontributin vullnetar të secilit prej nesh dhe, në një shtëpi të madhe, qëllon që edhe prishen rregullat apo humori. Por, pavarësisht momenteve të tilla, ne mbetemi antarë të së njejtës familje, edhe pas ndonjë nervozizmi apo pezmi.

Unë mbetem i vendosur të përfaqësoj me gjithë energjitë e mia njerëzore dhe politike militantët e Partisë Demokratike në misionin për ta bërë Partinë Demokratike më të mirë.

Unë mbetem i vendosur të përfaqësoj me gjithë energjitë e mia njerëzore dhe politike militantët e Partisë Demokratike, në misionin e tyre opozitar për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë një kartë morale opozitare, një veprim politik opozitar dhe një platformë të qëndrushme mbi të cilën të mblidhet shumica e shoqërisë së këtij vendi”, e mbylli fjalën e tij Olldashi.





23.07.2013

Burimi: Gazeta Tema
♛Melody♛
♛Melody♛

Olldashi: Basha U Zgjodh Në Krye Të PD-Së Nëpërmjet Një Procesi Të Deformuar Coolte21

Shteti Shteti : Olldashi: Basha U Zgjodh Në Krye Të PD-Së Nëpërmjet Një Procesi Të Deformuar Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi