AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi

2 posters

Shko poshtë

Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi Empty Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Nov 21, 2013 5:53 pm


TIRANË-ELBASAN - 
Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka humbur jetën mbrëmë në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan. Lajmi konfirmohet nga burime nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.

Siç informon nga vendngjarja korrespondenti i 'A1 Report", Arsen Rusta aksidenti i "ish-ministrit të Rrugëve" ka ndodhur sot (dje) në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në lapidarin e Kërrabës rreth orës 21:20 minuta të mbrëmjes së djeshme tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, në kilometrin e 6 të rrugës Tiranë-Elbasan, ku automjeti, tip Benz, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit ka dalë nga rruga. 

Siç konfirmoi më vonë policia, mendohet se veprimi fatal ka ndodhur ngjitur me varrezat dhe xhaminë e fshatit Kërrabë në një kthesë të harkuar për shkak të shpejtësisë së madhe, kthesës së fortë dhe terrenit të lagësht, në një përzierje të baltës me shiun, që binte rrebesh në ato momente. Më pas automjeti ka bërë disa rrotullime dhe ka rënë në një humnerë 20 metra të thellë. Ngjarjen fillimisht e kanë pikasur banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Po ashtu kanë mbërritur edhe dy ambulanca, e para ka mbërritur ambulanca nga Elbasani, e dyta ajo nga Tirana, po ashtu dhe forcat e policisë së komisariatit numër 1 dhe policia rrugore.

Ka qenë e vështirë fillimisht të konfirmohej humbja e jetës së deputetit Olldashi për shkak se pamja e tij ishte shfytyruar dhe makina gjendej e përmbysur 180 gradë në një terren të vështirë. Por tek trupi i tij janë gjetur syzet dhe dokumentet e identifikimit të deputetit, të cilat krijuan menjëherë idenë se viktima është pikërisht Olldashi, i cili ka qenë në timon në çastin e aksidentit dhe i vetëm në makinë. Është provuar edhe të telefonohej Olldashi dhe telefoni binte, por askush nuk përgjigjej. Rreth një orë pas aksidentit, në 23:35 është bërë e mundur dhe nxjerrja e trupit të tij.

Në vendgjarje kanë mbërritur të parët deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Astrit Patozi, më pas ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, më pas edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kreu i PD, Sali Berisha, djali i Berishës, Shkëlzen Berisha. I gjithë grupi parlamentar i PD ka mbërritur në vendngjarje, gjithashtu edhe deputetë të PS, si Taulant Balla, Ilir Beqaj, Alfred Peza, por dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Nuk ka munguar as kryetari i Kuvendit dhe kryetari i LSI, Ilir Meta apo edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Në vendngjarje edhe bashkëshortja e Sokol Olldashit, e cila ka pësuar një tronditje tepër të madhe kur ka mësuar lajmin. Ajo shoqërohej nga deputetja e PD, Mesila Doda, e cila më parë përpiqej t'i fshihte të vërtetën, duke i thënë se "Sokolin po e çojnë në spital".

Trupi i Olldashit më pas është çuar në morg, ku kanë mbërritur të shumtë figura të politikës, miq të tij, të njohur, ku nuk ka munguar Lulzim Basha, Edi Paloka, Gerti Bogdani, Ilir Beqja etj. Familja e Olldashit ka hapur dyert e zisë në apartamentin në rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës amerikane.

Ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe është ngritur edhe një grup hetimor për rastin. Aktualisht rruga është e bllokuar, ka shumë trafik dhe po bie shi i rrëmbyeshëm. Zjarrfikësja pas dy orë përpjekjesh ka tërhequr fuoristradën, e cila gjendej 180 gradë e përmbysur.


MERO BAZE: SHPEJTËSIA DHE RREZIKU I JEPTE ADRENALINË
"Nuk e përfillte rrezikun deri në atë shkallë sa krijonte mitin e njeriut të fortë dhe të pamposhtur. Kam plot episode grindjeje nga jeta ime e përbashkët me të, që nisnin dhe mbaronin me faktin, se ai donte të ishte në timon.  Adrenalina që i jepte shpejtësia dhe rreziku ishin arsye pse ai eci aq shpejt", shkruan ndër të tjkera Mero Baze në një editorial kushtuar Sokol Olldashit tek Tema. 

ORA 04:45 TRUPI I PAJETE I OLLDASHIT MBERRIN TEK FAMILJARET
Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e QSUT trupi i pajetë i të ndjerit Olldashi transportohet tek familjarët.


ORA 02:35 CEREMONIA MORTORE NË ORËN 14:00
Ceremonia mortore në nder të deputetit Sokol Olldashi do të zhvillohet në orën 14:00. Ngushëllimet në nder të Olldashit do të hapen në orën 11:00 të mëngjesit në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

ORA 01:45 - MBËRRIN BERISHA, SHOQËROHET NGA SHKËLZENI DHE NOKA
Dhe rreth orës 01:45 të natës ka mbërritur edhe ish-kryeministri Berisha, shoqëruar nga i biri i tij, Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri i Rendit, Flamur Noka

ORA 01:40 - TRANSPORTOHET TRUPI  NGA MORGU 
Trupi i të ndjerit, Sokol Olldashi është transportuar nga morgu drejt në agjencie funerale, ku ndoshta do të bëhet përgatitja formale e trupit të tij. Më pas ai do të niset drejt banesës po me automjetin funeral. Në dalje nga morgu, trupi është shoqëruar nga një kortezh funeral.

01:25 MESAZHI I OLLDASHIT NE FB: AKSIDENTET, KUSH I KA FAJET
Guximi i Olldashit u shpërblye shpeshherë, por në fund duket se ironia e fatit bëri që të ishte viktimë e duarve të tij pavarësisht se vetëm pak ditë më parë vetë me gojën e tij tha se, “nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident”. “Pashë pak lajmet. Makina përplas dy fëmijë në Tiranë, Makina del nga rruga në Shkodër, etj.etj.
Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak jave prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë. Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtorë për çdo aksident është qeveria???!!!”, shkruhet në profilin e Sokol Olldashit në Facebook, në datë 28 tetor 2013.

ORA 01:15 - MBËRRIN MAKINA E FUNERALIT 
Ka mbërritur makina e funeralit, e cila do të bëjë të mundur trasportimin e trupit të Olldashit nga morgu drejt shtëpisë. Trupi i Olldashit ka qëndruar rreth 2,5 orë në morg, ku i është bërë edhe ekspertiza ligjore.

ORA 01:15 - NISIN NGUSHËLLIMET NË SHTËPINË E OLLDASHIT 
Nga morgu, miqtë dhe kolegët më të ngushtë të Olldashit janë zhvendosur te banesa e tij. Ndër të parët ka mbërritur kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. Më pas deputetët e PD, Genc Ruli, Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo dhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj etj.
Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi 100402
Në foto: Ngushëllimet e bëra nga qindra qytetarë në faqen e Sokol Olldashit në Facebook)

ORA 01: 10, PEZA: KOLI, DO NA MUNGOSH TË GJITHËVE
“Sapo u ktheva nga morgu i Tiranës. Jeta është e padrejtë shpeshherë. Si edhe në këtë rast. Lamtumirë miku ynë, Sokol Olldashi! Do na mungosh të gjithëve”, shkruan deputeti socialist, Alfred Peza në profilin e tij në Facebook.

ORA 01:00 BOGDANI: NJË LAJM I TMERRSHËM
Mesazhe të shumta janë drejtuar familjes Olldashi, pas humbjes tragjike të deputetit, Sokol Olldashi. Mijëra qytetarë kanë ngushëlluar familjen nëpër rrjetet sociale dhe mes tyre nuk kanë munguar as miqtë dhe kolegët ish-ministrit. “Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, që sikurse shkreptima e natës kur vjen prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre që e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare!!! Lutjet e shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t'i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!!! R.I.P. MIK!!!”, shkruan Gerti Bogdani në Facebook.

ORA 12:00 - SPIROPALI: LUTEM QË OLLDASHI TË MBIJETOJË
"Lutem që mrekullia të ndodhë dhe Sokol Olldashi t'i mbijetojë aksidentit fatal. Trishtim i madh, humbje e rëndë!", shkruan eksponentja e PS, drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

Redaksia Online
(mag/a.c./shqiptarja.com)
 
♛Melody♛
♛Melody♛

Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi Coolte21

Shteti Shteti : Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi Empty Re: Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi

Mesazh nga marino77 Sat Nov 23, 2013 1:08 am

gjynaf dhe ky sokoli se ishte me te vertet njeri i mire
marino77
marino77

Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi Coolte15

Shteti Shteti : Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi Greece_64

Gjinia Gjinia : Male
Mosha Mosha : 39
Numri i postimeve Numri i postimeve : 212
Faleminderit Faleminderit : 23
Antaresimi Antaresimi : 30/09/2013

http://varja@hotmail.gr

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi