Vritet në krye të detyrës, homazhe efektivit Selman Lena, kolegu i tij në gjendje të rëndë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

TIRANE- Krerë të lartë të shtetit, drejtues të policisë, kolegë, miq e të afërm zhvilluan sot homazhe në nder të efektivit të policisë Selman Lena, i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në krye të detyrës. Homazhet vijuan për rreth 2 orë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe më pas trupi i tij u nis drejt varrezave të Babrrusë (Kodër e Kuqe), ku do të prehet përgjithmonë. Aktualisht po shqyrtohet dokumentacioni për shpalljen e efektivit Selman Lena “Dëshmor i Atdheut”.
Kryeministri Berisha zhvilloi homazhe për policin e rënë në krye të detyrës dhe shprehu bindjen se autori i krimit do të marrë përgjigjen e merituar. Shefi i qeverisë i uroi shërim të shpejtë efektivit tjetër që mbeti i plagosur, ndërsa siguroi policinë e shtetit për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë.
“U shpreh sot ngushëllimet e mia, dhimbjen pikëllimin për rënien në krye të detyrës të Selman Lenës, këtij inspektori të shkëlqyer të forcave tona të rendit, të efektivëve të rendit. Këtij prindi shembullor, qytetari të mrekullueshëm, birit të shquar të një familje por dhe të vendit. Lutem së bashku me ta që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar, sikundër kam besimin më të madh se ligji do të japë përgjigjen e merituar ndaj këtij akti kriminal, të rëndë. Unë gjithashtu sot uroj që shoku i tij, që është në një gjendje shumë të rëndë, të përmirësohet, të shërohet”,- u shpreh kryeministri Berisha.
MAKINA PERPLAS PATRULLEN E POLICISE, VDES 1 EFEKTIV, TJETRI RENDE NE SPITAL
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një efektiv i policisë rrugore ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Patrulla e policisë është përplasur nga një makinë ‘BMV X5’, e cila nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar. Pas aksidentit mjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Efektivi i policisë S.Lena nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa efektivi tjetër P.Lleshi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Burime brenda spitalit bënë të ditur për “News 24” se efektivi Lleshi është në gjendje shoku, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe mushkëri. Sipas mjekëve, polici po mbahet me ilaçe, plazëm dhe transfuzion gjaku, ndërkohë që i është vendosur edhe një tub për pastrimin e mushkërive.
Patrulla e policisë rrugore të Komisariatit Numër 5 ndodhej në Bulevardin Blu në Kamëz.. Në momentin e aksidentit njëri nga policët kishte ndaluar një makinë me targa greke të cilës po i kontrollonte dokumentet, ndërsa polici tjetër ndodhej në afërsi të fugonit të policisë.
Makina ‘BMV X5’ e drejtuar nga Edmir Islam Koleci ka përplasur të dy policët. Polici që ndodhej pranë fugonit S.Lena ka marrë goditje fatale dhe ka humbur jetën, ndërsa efektivi tjetër, P.Lleshi u plagos rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë si dhe drejtues të saj, si Tonin Vocaj dhe Agron Kuliçaj. Pak orë më vonë, policia ka identifikuar autorin dhe ka gjetur të braktisur në Laknas makinën me të cilën është kryer krimi.
Policia vendosi 10 milionë lekë të vjetra shpërblim për cilindo që do të ofronte informacione të sakta lidhur me vendndodhjen e autorit të ngjarjes. Arrestimi i autorit Edmir Koleci u bë i mundur në orët e para të mëngjesit në Durrës, pranë ‘Katër Rrugëve të Shijakut’ nga Komisariati Numër 5 dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.
Edmir Islam Koleci është 37 vjeç, ka lindur në Krumë dhe banues në Laknas, është emër i njohur për Policinë e Tiranës pasi është dënuar edhe më parë për vepra penale.
Nga aksidenti humbi jetën Selman Lena, 43 vjeç, me origjinë nga Mati, babai i 3 vajzave dhe banues në Kamëz. I plagosuri P.Lleshi, 47 vjeç, me origjinë nga Lezha, banues në Kodër Kamëz.
PRECEDENTET
Dy efektivë policie janë plagosur 2 vite më parë, pasi fuoristrada me të cilën udhëtonin është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Peqinit, ku një automjet me targa Tirane, i cili po ecte me shpejtësi të madhe ka goditur fuoristradën e policisë, e cila ishte në postbllok.
Për pasojë janë plagosur dy efektivët J. Spahiu dhe Q. Molla, të cilët janë dërguar në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë, një vit më parë ka ndodhur një tjetër tragjedi në rrugë, ku ka humbur jetën në krye të detyrës një oficer policie në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti me pasojë vdekjen e oficerit S. P, pjesëtar i Task-Forcës së Autostradave, strukturë e Policisë Rrugore, ka ndodhur në vendin e njohur si Qafë- Kashar. Viktima është përplasur nga një makinë e llojit "BMW" me targa italiane, me shofer nga Burreli. Oficeri ka qenë së bashku me disa kolegë të tjerë në një postbllok në autostradën Tiranë-Durrës në momentin kur është përplasur nga makina që po ecte me shpejtësi.
Oficeri mori plagë të renda si pasojë e përplasjes dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Pas arrestimit, autori i kësaj ngjarjeje u mor në pyetje. Nuk u sqarua kurrë nëse aksidenti ka qenë i qëllimshëm apo ai është hakmarrë ndaj oficerit të policisë.
(er.nu/a.h/BalkanWeb)

Similar topics
» Durrës, këputet ashensori, vdes një fëmijë, një tjetër në gjendje të rëndë
» Sherr masiv mes komshinjve për pronën me katër të plagosur, babë e bir në gjendje të rëndë
» Fjalët domethënëse të lëna pas vdekjes
» Topalli: Nuk do të jem në krye të PD-së
» Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës
» Sherr masiv mes komshinjve për pronën me katër të plagosur, babë e bir në gjendje të rëndë
» Fjalët domethënëse të lëna pas vdekjes
» Topalli: Nuk do të jem në krye të PD-së
» Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi