Topalli: Nuk do të jem në krye të PD-së
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Topalli: Nuk do të jem në krye të PD-së
Jozefina Topalli hodhi poshtë çdo mundësi për të qenë një nga kandidaturat për drejtimin e Partisë Demokratike, garë e cila është hapur me dorëheqjen e Sali Berishës.
“Nuk do të kandidoj për postin e kreut të Partisë Demokratike”, tha Topalli për mediet. "Nuk është në ambiciet e mia posti i kreut të PD-së", vijoi ajo.
Kryetarja aktuale e Kuvendit në daljen e saj të parë pas zgjedhjeve, ka shmangur komentet për rezultatin e 23 qershorit, ndërsa vlerësoi Berishën.
Ajo e ka quajtur veten me fat që ka pasur mundësi të punojë me Berishën. “Kam qenë me fat që kam punuar me Sali Berishën. Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike”, tha kryeparlamentarja. Një figurë tjetër e PD-së, që përjashtohet nga gara për kreun e Partisë Demokratike është dhe ministri i Financave, Ridvan Bode.
Me vetëpërjashtimin e Topallit si një nga kandidatet e mundshme, shtohet mundësia që drejtimin e PD-së ta marrë kryebashkiaku Lulëzim Basha.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Similar topics
» Një grua në krye të Shërbimit Sekret
» Olldashi: Basha U Zgjodh Në Krye Të PD-Së Nëpërmjet Një Procesi Të Deformuar
» PD aset kombetar; Krenare me Sali Berishen ne krye - PD, Bregu
» Falenderim dhe mirënjohje për çdo simpantizant e votues- PD, Topalli
» Reagon Topalli: “Është çmenduri, tmerr... brenda 3 ditëve, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht”
» Olldashi: Basha U Zgjodh Në Krye Të PD-Së Nëpërmjet Një Procesi Të Deformuar
» PD aset kombetar; Krenare me Sali Berishen ne krye - PD, Bregu
» Falenderim dhe mirënjohje për çdo simpantizant e votues- PD, Topalli
» Reagon Topalli: “Është çmenduri, tmerr... brenda 3 ditëve, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi