Gruaja-vampir, pi dy litra gjak në muaj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Gruaja-vampir, pi dy litra gjak në muaj
Një grua, nënë e dy fëmijëve, ka zbuluar se ajo pi gjakun e njerëzve në stilin “vampir”. Ndonjëherë ajo pi deri në dy litra gjak në muaj.
Julia Caples ka rreth 30 vite që pi rregullisht gjak, sepse kjo gjë sipas saj, e bën të ndihet më të fortë, më e shëndetshme dhe më e bukur.
Ajo takohet me fanatikët e gjakut në një vend të fshehtë për të shuar etjen e saj, i çan ata me një thikë në një stil të veçantë pagan dhe më pas thith gjakun drejtpërdrejt nga trupi i tyre njësoj si imazhi që kemi për vampirët në filmat horror.
Sipas Julia një grup i madh njerëzish në të gjithë botën e kanë këtë lloj pasioni që të pinë gjakun nga trupi i njerëzve.
Gjithsesi, ajo përpiqet t’i mbajë larg nga pasioni i saj i çuditshëm dy fëmijët djalin Alex, 11 vjeç, dhe vajzën, Ariel, 24 vjeç, e cila e urren obsesionin e mamasë së saj dhe shpesh i është lutur që të heqë dorë.
“E di që gjaku nuk ka vlera të mëdha ushqyese, por kur e pi ndihem më e fortë. Mbase ka ndonjë vlerë që nuk është zbuluar ende. Ndihem e bukur dhe e re kur pi rregullisht gjak. Ka pasur raste kur kam pirë edhe dy litra në muaj”, tregon 45-vjeçarja.
Pasioni i Julia për shijen e gjakut lindi kur ajo ishte adoleshente, dhe pikërisht kur mori puthjen e parë.
“Kur isha 15 vjeç, gjatë puthjes së parë, më lindi dëshira ta kafshoja të dashurin. E kafshova dhe më pëlqeu shija e gjakut, ndërsa ai u tmerrua dhe nuk më puthi më”, tregon ajo.
Megjithëse e bija shfaqet shpesh e shqetësuar për rrezikun që mund t’i kanoset të ëmës duke pirë gjakun e të tjerëve për shkak se mund të marrë ndonjë sëmundje që personi ‘dhurues’ mund ta ketë, 45 vjeçarja shpjegon se personat nga të cilët ajo pi gjakun bëjnë gjithmonë analizat përpara së ajo që nisë ‘ritualin’ e saj.
11 qershor 2013 (gazeta-Shqip.com)
Similar topics
» Gjendet gjak mamuthi, një hap larg klonimit të tij
» Sepse Gjaku im eshte Gjak Shqipetari ,ja cfar ndodhi ne Amerike (VIDEO)
» Gratë qajnë 16 muaj të jetës
» Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” .
» Anaidi I “BB6”: Me Joanën 2 Muaj Seks, S’e Putha Kurrë Në Buzë
» Sepse Gjaku im eshte Gjak Shqipetari ,ja cfar ndodhi ne Amerike (VIDEO)
» Gratë qajnë 16 muaj të jetës
» Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” .
» Anaidi I “BB6”: Me Joanën 2 Muaj Seks, S’e Putha Kurrë Në Buzë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi