Çfarë Të Bëni Kur Fëmija Adoleshent Ju Urren
Faqja 1 e 1
Çfarë Të Bëni Kur Fëmija Adoleshent Ju Urren
Ju shikoni se fëmija juaj adoleshent ju flet me një gjuhë të vrazhdë, shkruan keq për ju në rrjete sociale. Një pjesë e këtij zemërimi tek adoleshentët, vjen sepse ata nuk arrihen të kuptohen nga më të rriturit. Ndërkohë ju si prind filloni të shqetësoheni dhe të pyesni se pse fëmija ju urren dhe sillet ashpër me ju.
Pse kjo gjë ndodh?
Prindërimi është një proces dinamik. Disa gjëra janë ndryshe nga koha që fëmija juaj ka lindur, ( që është plotësisht i varur nga ju), nga koha që tani ai është një adult, që fillon të kërkojë pavarësinë. Pavarësisht këtyre ndryshimeve ju mbeteni prindi i tij.
Një adoleshent është duke testuar limitet dhe duke u bërë i pavarur.
Zhvillimet më të rëndësishme në këtë moshë janë se një adoleshent kërkon të fitojë pavarësinë. Adoleshentët kërkojnë të testojnë limitet e tyre dhe të mësojnë si të përballen vetë me jetën pa qënë në proteksionin e prindërve. Ndërkohë që ai është duke e bërë këtë gjë, mund të tregohet edhe rebel, dhe zbulon mënyrat e tij për të ndërvepruar me botën.
Ndryshime në marrdhënje sociale
Një ndryshim tjetër është se, rrethi i tij social ndryshon. Si adoleshent, shoqëria luan një rol të rëndësishëm në jetën e tij. Nëse më përpara ai çdo gjë ja u tregonte ju si prind, tani e ndan me shoqërinë në fillim, kështu që ju nuk duhet të ndiheni fajtor për këtë gjë.
Hapni dialog
Ju urren fëmija juaj adoleshent? Kush është shqetësimi i vërtetë? Jeni ju, apo gjërat që e shtyjnë kundra?
Si një prind mund të jetë e vështirë për të dalluar mes këtyre. Për të bërë këtë, një prind duhet të lerë mënjanë egon e tij dhe të hyjë në dialog pa u shqetësuar në lidhje me atë që mund të dëgjojë. Një dialog i hapur, është çelësi për afrimitet dhe komunikim me fëmijën adoleshent.
Një prind i mirë nuk është nevoja që të jetë qëndra e jetës së fëmijës së vet. Një prind i mirë nevojitet të dijë se fëmija i tij është i sigurt dhe është duke u zhvilluar me përgjegjësira të shëndetshme si një i rritur. Kjo është pjesa e të ndërtuarit dhe të mbajturit paqen në shtëpinë tuaj.
21.07.2013
Burimi: ikub.al
Similar topics
» Ja cfare te beni ne shtepi ne kohen e lire
» Nëse këpucët ju shtrëngojnë... Ja çfarë të bëni!
» Kujdes! Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë në facebook!
» Ja çfarë duhet të bëni për të mos pasur gurë në veshka
» Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj
» Nëse këpucët ju shtrëngojnë... Ja çfarë të bëni!
» Kujdes! Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë në facebook!
» Ja çfarë duhet të bëni për të mos pasur gurë në veshka
» Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi