AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj

Shko poshtë

Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Empty Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 17, 2013 11:46 pm


Nëse mendoni se duhet të ndani çdo gjë me partnerin tuaj, bëni shumë gabim! Ekzistojnë disa veprime apo sjellje, të cilat këshillohet që mos t’i bëni kurrë teksa pranë keni të fejuarin tuaj. Ja se cilat janë ato…
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Indossare-il-pigiama-tutto-il-giorno-320x320Ekzistojnë disa gjëra apo më mirë sjellje, të cilat do të ishte më mirë të mos i bënit kurrë përballë të fejuarit, edhe nëse e njihni atë prej shumë kohësh. Në të vërtetë janë disa veprime që nuk duhet t’i ndani me personin tuaj të zemrës, por të vazhdoni t’i mbani ato si pjesë e intimitetit tuaj. Pra, me pak fjalë, burrat apo partnerët është më mirë që ndonjëherë të qëndrojnë “pas derës”…
Mos hani me gojë hapur
Është mirë që sado e uritur të jeni, të mos hani asnjëherë me gojë hapur përballë partnerit tuaj. Është një gjë kaq e shpifur!
Mos i shtrydhni puçrrat
Nëse keni probleme me puçrrat, të cilat mund t’ju kenë dalë në fytyrë apo në trup dhe nëse jeni mësuar t’i ngacmoni apo shtrydhni, këtë veprim mos e bëni asnjëherë nëse pranë keni të fejuarin tuaj.
Mos kuroni kallot
Mundohuni të evitoni të bëni pedikyrin para partnerit tuaj. A nuk do të ishte më mirë që ai t’i shihte këmbët e tua vetëm atëherë kur ju të keni përfunduar së bëri pedikyrin?! Sigurisht, ato do të jenë të kuruara, të pastra dhe mjaft të bukura dhe gati-gati perfekte për syrin e të fejuarit tuaj.
Mos vendosni kremin anticelulit
Të masazhoni kremin anticelulit është një nga ato gjërat që duhet ta bëni larg vështrimit të fejuarit tënd. Nuk do t’i pëlqente aspak të shihte gjëndrat e dhjamit në trupin tuaj, sado i dashuruar të jetë me ju!




Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Schiacciare-i-brufoli-150x150
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Puzzette-vietate-150x150
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Mettere-le-dita-nel-naso-150x150


Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Manicure-150x150
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Mangiare-dolci-150x150
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Mangiare-a-bocca-aperta-150x150


Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Litigare-con-le-amiche-150x150
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Indossare-il-pigiama-tutto-il-giorno-150x150
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Fare-pipi-con-la-porta-aperta-150x150


Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Dire-parolacce-150x150
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Crema-cellulite-150x150
Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Usare-lintimo-contenitivo-150x150


Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Tinta-capelli-150x150



Mos u depiloni përpara tij

Nëse mendoni se nuk është aspak problem të depiloheni përpara të fejuarit tuaj, mendoni gabim! Atij nuk do t’i pëlqente kjo gjë, madje do të ndiente neveri, edhe pse nuk mund t’ua thotë!
Mos përdorni fjalor vulgar dhe të pistë
Është mirë që mos të përdorni një fjalor vulgar dhe të pistë, ndërsa jeni duke biseduar me të fejuarin tuaj, apo me të tjerë në prezencën e tij. Është një gjë aspak femërore. Tregohuni e zgjuar, lërini gjërat të nënkuptohen.
Mos u grindni me shoqet
Përpiquni të mos grindeni me shoqet përballë partnerit tuaj. Nëse e keni të “nevojshme”, bëjeni kur të mos jetë ai.
Mos e lini hapur derën e banjës
Nëse i keni premtuar njëri-tjetrit se do të ndani çdo gjë bashkë, nuk besoj se në to do të jetë përfshirë edhe momenti kur ju do të kryeni nevojat personale! Ndaj mbylleni derën e banjës!
Mos i mbani veshur pizhamet gjatë gjithë ditës
Nëse ndonjëherë qëndron në shtëpi me të fejuarin tuaj gjatë gjithë ditës, mos mbani veshur vetëm pizhame. Janë shumë të mërzitshme për të!
Mos hani ëmbëlsira
Nëse i pëlqeni shumë ëmbëlsirat, mos bëni si të pangopura kur i hani ato përpara të fejuarit.
Mos përdorni manikyrin
Mos i prisni thonjtë dhe mos i lyeni ato, ndërsa pranë jush ndodhet burri apo i fejuari juaj.
Mos fusni gishtin në hundë
Ndoshta mund t’ju ndodhë rrallë, apo në mënyrë të pandërgjegjshme, që të fusni gishtin në hundë, sepse e keni të nevojshme. Por mos u justifikoni me këtë përpara të fejuarit. Është e shpifur, do të dukeni tamam si një fëmijë!
Mos bëni gazra
Nëse ndieni që barku juaj është fryrë dhe mendoni se nga momenti në moment mund t’ju dalin gazra, shkoni menjëherë në banjë në qoftë se pranë keni të fejuarin tuaj.
Mos lyeni flokët
Mos i lyeni flokët në shtëpi kur aty është edhe partneri juaj.
Mos përdorni korse
Do të ishte mirë që kur të dilni vetëm për vetëm me të fejuarin, të mos përdornit korse. Ju mund t’i “zhduknit” vetëm për një moment kilet tuaja të tepërta, pasi më pas ai do t’i zbulojë me patjetër!
♛Melody♛
♛Melody♛

Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Coolte21

Shteti Shteti : Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi