Nëse këpucët ju shtrëngojnë... Ja çfarë të bëni!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Moda & Estetika
Faqja 1 e 1
Nëse këpucët ju shtrëngojnë... Ja çfarë të bëni!
Na ndodh shpesh që këpucët që veshim na ngushtojnë, edhe pse ne jemi të bindur se kur i kemi blerë nuk ishin ashtu të shkurtra apo të ngushta, ndërkaq tani e kuptoni se do të jetë e vështirë të përballoni tërë mbrëmjen me ato këpucë. Nëse ju keni e keni bërë kombinimin e veshjeve bashkë me këpucët për të shkuar në një mbrëmje, atëherë nuk keni kohë t’i dërgoni te këpucari.
Po ja si mund t’i zgjeroni këpucët e ngushta:
1.Tharësja e flokëve
Kjo këshillë vlen vetëm për këpucët me lëkurë. Me tharëse flokësh ngrohni këpucën rreth një minutë, derisa lëkura të zbutet, pastaj mbathni bashkë me çorapë të trasha dhe shëtisni nëpër shtëpi, derisa këpucët të ftohen.
2.Patatet
Këpucët e ngushta në mëngjes do të jenë më të gjera dhe dukshëm më të këndshme për t’i mbathur nëse i keni vendosur patate të madhësisë mesatare. Këtë e qëroni dhe e vini në këpucë, kështu duhet të qëndrojnë tërë natën.
3.Alkooli
Përzieni ujin dhe alkoolin dhe me atë tretje spërkatni brendësinë e këpucëve dhe fërkojini. Pastaj mbathni çorape të trasha dhe rreth gjysmë ore shëtisni nëpër dhomë.
4.Frigoriferi me ngrirje të thellë
Në vend se t’i ngrohni, mund të zbatoni ftohjen. Qesen për grirje mbusheni me ujë, vini në këpucë dhe këpucët, pastaj fusni në frigorifer. Uji do të shndërrohet në akull dhe në atë mënyrë do të zgjerohen këpucët.
Këto që përmendëm më lart janë disa këshilla të domosdoshme dhe shumë funksionale, nëse keni parë që këpucët tuaja të reja e të mrekullueshme ju shkaktojnë kallo. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni më të qeta dhe mbrëmja do të shkojë në mënyrën e duhur.
Similar topics
» Çfarë Të Bëni Kur Fëmija Adoleshent Ju Urren
» Ja cfare te beni ne shtepi ne kohen e lire
» Kujdes! Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë në facebook!
» Ja çfarë duhet të bëni për të mos pasur gurë në veshka
» Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj
» Ja cfare te beni ne shtepi ne kohen e lire
» Kujdes! Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë në facebook!
» Ja çfarë duhet të bëni për të mos pasur gurë në veshka
» Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Moda & Estetika
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi