CNN, Durrësi i gjashti në listën e qyteteve që duhen vizituar
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
CNN, Durrësi i gjashti në listën e qyteteve që duhen vizituar
Rrjeti prestigjioz CNN, në rubrikën e tij “Travel” u sugjeron turistëve plot 8 qytete të pazbuluara në Europën Lindore.
Dhe Durrësi ia ka dalë që të jetë mes tyre, për shumë arsye që parashtrohen në shkrim. Ndërsa bregdeti jugor, më i preferuari mes shqiptarëve është renditur si më i liri në një klasifikim të Business Insider. Kjo vlen për turistët e huaj por edhe për turizmin shqiptar meqë sytë i kemi kthyer nga potenciali i madh i udhëtarëve të përbotshëm.
Në vendin e gjashtë të guidës së CNN renditet qyteti bregdetar I Durrësit. Tingëllon pak çuditshëm që qyteti i cili nuk është ndër më të preferuarit këto vitet e fundit për shqiptarët rekomandohet nga CNN. Por pika e vështrimit të gazetarit është pikërisht koordinimi i rrënojave romake me plazhin. Sipas guidës, një tjetër element që e favorizon Durrësin kundrejt pjesës tjetër të bregdetit shqiptar është afria me kryeqytetin.
Vetëm një orë larg me makinë, nga Tirana, plazhi I Durrësit konsiderohet si një nga “qoshet” më me diell të kontinentit. Hapësira të mëdha ku mund të luash volejboll dhe të shijosh ushqim e pije mjaft të lira por të shijshme në restorante të futura në mes të gjelbërimit të pishave. Autori thekson se turistët e huaj do të përgëzojnë veten për zbulimin e këtij qyteti teksa do të shijojnë mbrëmjet e pushimeve në Durrës. Dhe për ata që nuk duan shumë diell, mjafton vizita në Amfiteatrin antik ku dikur 15.000 spektatorë bënin tifo për gladiatorët.
Similar topics
» Miss Durrësi: Ju Tregoj Lidhjen Time Me Noizy-N
» Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim për përfitime
» Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar
» PD ndryshon listën e kandidatëve të Tiranës
» Disa kuriozitete qe duhen mesuar.
» Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim për përfitime
» Plazhet Që Nuk Duhen Frekuentuar
» PD ndryshon listën e kandidatëve të Tiranës
» Disa kuriozitete qe duhen mesuar.
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi