AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim për përfitime

Shko poshtë

Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim për përfitime  Empty Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim për përfitime

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 25, 2013 2:45 am

Ai flet për herë të parë për gazetën “Panorama Plus” rreth kësaj historie, duke deklaruar: “Lidhja e përfolur me ‘Miss Durrësin’ nuk ka ekzistuar, dhe me sa kuptova, e gjitha ishte një trillim i saj për përfitime dhe interes. Madje, tashmë nuk e kam më as shoqe Danielën”, ka pohuar ai. Në muajin qershor, “Panorama Plus” botoi fotot e Noizy-t me miss-in në pishina, të realizuara për 18-vjetorin e saj. Fotot i hodhi në profilin e saj në facebook vetë miss-i për pak minuta dhe më pas i hoqi. Ato u komentuan më pas si foto provokuese dhe që do të tërhiqnin vëmendjen e publikut. Menjëherë pas zhurmës së tyre, Daniela foli në media për lidhjen e saj me Noizy-n, duke u shprehur se po jetonte një histori pasiononte me të dhe se ai është shumë i veçantë si mashkull. Ndër të tjera, ajo prezantoi një tjetër Noizy për sytë e publikut, duke e përshkruar si djalë të ëmbël dhe që dinte të falte shumë dashuri. Pyetjeve skeptike për stabilitetin mes tyre, ajo u është përgjigjur se, në fakt po ndodhte krejt e kundërta, pasi ndihej vërtet mirë me Noizy-n që deri tani ishte komentuar si “djali i keq”. Më pas nuk u botua asnjë shkrim për ta, dhe asnjë foto tjetër, ku të shfaqeshin të dy me pushime diku, gjë që na bëri edhe ne të dyshojmë për vazhdimësinë e lidhjes së tyre. Le të shohim se cili do të jetë reagimi i Danielës, pas kësaj deklarate të Noizy-t./Panorama
Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim për përfitime  Miss-370x290
♛Melody♛
♛Melody♛

Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim për përfitime  Coolte21

Shteti Shteti : Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim për përfitime  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi