AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, burri vret bashkëshorten me 5 plumba dhe më pas vetëplagoset, shkak dyshohet xhelozia

Shko poshtë

Tiranë, burri vret bashkëshorten me 5 plumba dhe më pas vetëplagoset, shkak dyshohet xhelozia Empty Tiranë, burri vret bashkëshorten me 5 plumba dhe më pas vetëplagoset, shkak dyshohet xhelozia

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 16, 2013 6:42 pm

Tiranë, burri vret bashkëshorten me 5 plumba dhe më pas vetëplagoset, shkak dyshohet xhelozia Krimiiiii-300x225Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur ditën e sotme, ku një burrë ka qëlluar pesë herë me automatik në drejtim të bashkëshortes së tij duke e lënë atë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në banesën e çifit, në rrugën “Sadik Petrela” në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”.
Nga hetimet e para mësohet se autori i krimit është shtetasi Ilirjan Cani, i cili ka vrarë me 5 plumba bashkëshorten e tij Alketa Cani, nënë e dy fëmijëve të mitur, 12 dhe 13 vjeç. Më pas Cani është vetëplagosur me të njëjtën armë, ai është dërguar drejt Spitalit Ushtarak, prej ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, në momentin e ngjarjes dy fëmijët e çifit ndodheshin në plazh me gjyshërit e tyre. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po merr dëshmitë e të afërmve të çiftit për të zbardhur detajet e ngjarjes.
Mësohet se Ilirjan Cani, me profesion ushtarak, punonte në repartin 302 në Zall Herr. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima, Alketa Cani, ka denoncuar disa herë në polici bashkëshortin e saj, me pretendimin se ky i fundit ushtronte dhunë fizike ndaj saj. Ndërsa kohët e fundit ata ishin pajtuar për të rifilluar jetën bashkë, por mosmarrëveshjet kanë vazhduar sërish duke sjellë edhe tragjedinë e sotme.
Sipas hetimeve paraprake, mendohet se shkaku kryesor i ngjarjes ka qenë xhelozia dhe dyshimet e autorit për një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortes së tij.

- See more at: http://medialajm.al/2013/07/tirane-burri-vret-bashkeshorten-me-5-plumba-dhe-me-pas-veteplagoset-shkak-dyshohet-xhelozia/#sthash.BiUwjDCl.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Tiranë, burri vret bashkëshorten me 5 plumba dhe më pas vetëplagoset, shkak dyshohet xhelozia Coolte21

Shteti Shteti : Tiranë, burri vret bashkëshorten me 5 plumba dhe më pas vetëplagoset, shkak dyshohet xhelozia Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi