AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri i zgjedhur shpjegoi hapat që do të ndiqen për t’u kualifikuar si aplikant

Shko poshtë

Kryeministri i zgjedhur shpjegoi hapat që do të ndiqen për t’u kualifikuar si aplikant Empty Kryeministri i zgjedhur shpjegoi hapat që do të ndiqen për t’u kualifikuar si aplikant

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 12, 2013 12:59 am


Agjencia -
 Në mbështetje të kësaj nisme të re të rekrutimit do të ngrihet dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Njerëzore
Fatjona Mejdini
Kryeministri i zgjedhur shpjegoi hapat që do të ndiqen për t’u kualifikuar si aplikant Edi-Rama-Kryeministri-i-zgjedhur-320x224Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, sqaroi dje për të gjithë qytetarët dhe kritikët se procedura e shpallur nga ai për punësimet e reja ka si qëllim rekrutimin larg konkurseve me njerëz fiktivë dhe rezultate të parafabrikuara. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shpjegoi se jetëshkrimet profesionale të qytetarëve shqiptarë do të shërbejnë për lajmërimin e tyre në rast se një vend i ri pune në sektorët e tyre të njohurisë është i lirë. Mbledhja e jetëshkrimeve të tyre shërben si bazë të dhënash permanente dhe se në konkurs për një pozicion të caktuar mund të futen vetëm ata që kanë shprehur ‘online’ interesin e tyre për punësim në fushën që kërkohet staf.
Sipas kreut të PS, kjo mënyrë akumulimi të jetëshkrimeve shton transparencën, heq konkurset fiktive me rezultate të njohura që më parë. Rama përsëriti dje në deklaratën e tij dhe idenë e krijimit të asaj që do të quhet Agjencia e Burimeve Njerëzore që përveç furnizimit me elementë të nevojshëm për administratën publike do t’i japë ndihmë të madhe dhe sektorit privat.
Procedura
Vetëm pak ditë pasi shpalli nismën e tij për mbledhjen e jetëshkrimeve të qytetarëve të interesuar për t’u punësuar në administratën publike përmes një formulari në një faqe interneti, Rama u detyrua dje të shpjegojë procedurën sesi do të veprohet në vijim. Me një deklaratë që në titull u drejtohej kritikëve të këtij procesi, Rama theksoi se konkurset do të ekzistojnë por individët që do të marrin pjesë në to do të përzgjidhen pikërisht nga ky arkiv të dhënash, të cilin vetë qytetarët e interesuar do ta krijonin. Sipas Ramës, me këtë formë aplikimi për punësim këputen fijet e korrupsionit përmes njoftimeve në formën e trakteve dhe që sjellin rezultate të parafabrikuara. “Për momentin, fakti është se të gjithë ata që po aplikojnë do të njoftohen individualisht për çdo konkurs të hapur në sferën që lidhet me profesionin dhe eksperiencën e tyre. Në këtë mënyrë do të këpusim lidhjet e shkurtra të konkurseve farsë që janë zhvilluar tërë këto vite, përmes lajmërimesh në formën e trakteve të ngjitura kuturu dhe rezultatesh të parafabrikuara në dëm të lirisë së konkurrencës e të meritës”, shpjegoi Rama në lidhje me formën e re të konkurrimit për punësim.
Vazhdimësia
Kryeministri që pritet të drejtojë vendin duke nisur nga muaji shtator, theksoi se kjo metodë e re shton dhe një instrument për monitorimin dhe trajtimin e burimeve njerëzore në vend. Sipas tij, kjo bazë të dhënash do t’i shërbejë në një fazë të dytë dhe sektorit privat, për të kërkuar njerëzit e duhur për vende të reja pune dhe do t’u japë mundësi aplikantëve të kenë dijeni për çdo mundësi të re për punë. Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit socialist të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, Rama foli dhe për krijimin e një agjencie të re në vend, e cila do të quhet e Burimeve Njerëzore dhe do të ketë si mision akumulimin e të dhënave të qytetarëve të interesuar për punësim dhe shpërndarjen e tyre jo vetëm te sektori publik, por edhe tek ai privat.
Etapat e metodës së re:


  1. Krijimi i një arkivi me jetëshkrimet e qytetarëve të interesuar për punë

  2. Seleksionimi i materialit nga një grup i posaçëm dhe ndarja e tij sipas sektorëve të interesit

  3. Kontaktimi i grupeve të veçanta të qytetarëve mbi bazën e përputhjes së eksperiencës së tyre me vendin vakant

  4. Zhvillim i konkursit me listën e personave të kontaktuar si të interesuar të fushës

  5. Kalimi i të dhënave të mbledhura te sektori privat

 
 
Ndryshimet
Ligji i nëpunësit civil, rekrutimet Do të bëhen në grup nga “juri speciale”
Fituesit - Lista e kandidatëve fitues, të paemëruar ende, është e vlefshme për një periudhë dyvjeçare nga shpallja e fituesve
Kryeministri i zgjedhur shpjegoi hapat që do të ndiqen për t’u kualifikuar si aplikant Dosje-3-320x240Ligji “Për statusin e nëpunësit civil”, miratuar pak kohë më parë, kur Berisha mblodhi me urgjencë Parlamentin, në kuadër të “tri ligjeve”, parashikon procedura krejt të ndryshme rekrutimi nga sa është vepruar deri më sot, madje përkojnë me modelin e zgjedhur nga Rama.
Kështu, sipas ligjit që mori mbi 100 vota, nga 84 të mundshmet, pra u aprovua edhe nga opozita, e cila në shtator do të marrë drejtimin e qeverisë, nuk i lë shumë “hapësirë” shefave në institucione, pasi rekrutimet do të bëhen në grup, për të gjitha ministritë, dhe më e rëndësishmja do të jetë një “trup gjykues”, i përbërë nga anëtarë, po themi “akademikë”.
Parashikohet që institucionet do të kenë një listë me kërkesa për emërime në vendet vakante, dhe për këtë nuk do të lejohet që provimi, p.sh ta bëjë vetë Ministria e Mjedisit për X poste që ka bosh, por do të grupohen të gjitha pozicionet e lira në administratë, kudo qofshin. Pas përfundimit të testit, do të bëhet një vlerësim dhe renditje, sipas pikëve. Më i “miri” ka të drejtë ta zgjedhë vetë postin, sipas vendit që ka aplikuar, pra, p.sh jo te Ministria e Mjedisit, por tek e Transporteve, mjafton të plotësojë kriteret.
Ky model i ri, hartuar me konsulencën e institucioneve të huaja dhe me “bekimin” e BE-së, parashikon të shmangë konkurset fiktive. Konkurrimi zhvillohet në këto dy faza: verifikimi paraprak nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të posaçme sipas shpalljes të konkurrimit dhe vlerësimi i kandidatëve. Verifikimi paraprak kryhet nga njësia përgjegjëse, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i krijuar për secilin nga grupet e përcaktuara në paragrafin 8 të nenit 18 të këtij ligji. Kandidatët fitues që marrin mbi 70% të pikëve totale të vlerësimit renditen, nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, sipas pikëve të marra, në listën e kandidatëve të suksesshëm (këtej e tutje “lista”). Lista e kandidatëve fitues, të paemëruar ende, është e vlefshme për një periudhë dyvjeçare nga shpallja e fituesve. Nëse gjatë këtij afati zhvillohet një procedurë tjetër konkurrimi për të njëjtin grup, kandidatët fitues të listave që nuk janë emëruar ende, rirenditen sipas rezultatit përfundimtar.



Autor Fatjona Mejdini te 11 Korrik 2013
♛Melody♛
♛Melody♛

Kryeministri i zgjedhur shpjegoi hapat që do të ndiqen për t’u kualifikuar si aplikant Coolte21

Shteti Shteti : Kryeministri i zgjedhur shpjegoi hapat që do të ndiqen për t’u kualifikuar si aplikant Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi