AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Do i hiqja të gjitha rrobat nëse pranon të më takosh”

Shko poshtë

“Do i hiqja të gjitha rrobat nëse pranon të më takosh”  Empty “Do i hiqja të gjitha rrobat nëse pranon të më takosh”

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 02, 2013 12:09 am

“Do i hiqja të gjitha rrobat nëse pranon të më takosh”  Largea_bill-klinton1375352062-370x290
Një kasetë, ku dëgjohet Monica Lewinsky duke i thënë ish- presidentit amerikan, Bill Clinton se ajo do hiqte të gjithë rrobat nëse ai pranonte ta takonte atë në mënyrë private, është publikuar sot.

Kaseta është pjesë e regjistrimeve të brendshme të Shtëpisë së Bardhë.

Në të dëgjohet Lewinsky duket u lutur në mënyrë dëshpëruese që presidenti të takohej me të privatisht.
Më përpara mendohej se kaseta prej katër minutash, që është regjistruar në nëntor të vitit 1997, ishte shkatërruar pasi u bë publike afera sek suale në vitin 1998.

Por tani kaseta është publikuar nga National Enquirer.

Lewinsky, në atë kohë 24 vjeç, i thotë presidentit të martuar se do ta takojë patjetër.
Ajo i thotë presidentit se “është shumë e bukur dhe tërheqëse” për t’u refuzuar.

Lewinsky i ofron presidentit dy zgjidhje, ose që të takohet me të në zyrë, ose të shohin një film së bashku.

“Meqë e di që nesër do të jeni vetëm, kam dy propozime për ju, por në çdo rast ju do takoheni me mua.

Mund të heq të gjitha rrobat dhe do të nis… epo… Nuk do e shijoje këtë? Shpresoj të të shoh më vonë dhe shpresoj se do ndjekësh skenarin tim dhe çfarë dua unë”.

Madje Lewinsky i jep udhëzime presidentit se si të veprojë me sekretaren, që duhet të rregullojë axhendën, që gjërat të mos bien në sy.

“Ndërkohë unë do përvidhem dhe ne mund të kemi një takim të shkurtër, 15 minuta ose gjysmë ore. Sa të duash ti,” shprehet ajo.

“Nuk mund të më refuzosh sepse jam shumë e bukur dhe e adhurueshme. Për më tepër së shpejti nuk do jem këtu për të ardhur për vizitë”.

“Jam shumë këmbëngulëse, por hëm… vërtet dua të të shoh”.

Lewinsky ishte vetëm 22 vjeç kur mendohet se ka pasur kontaktin e parë se ksual me presidentin.

Në total mendohet se ata kanë pasur nëntë kontakte se ksuale nga viti 1995 deri në vitin 1997.

Historia u bë publike në vitin 1998 dhe e ka përndjekur vazhdimisht Bill Clinton.

Edhe tani që bashkëshortja e tij, Hillary Clinton përflitet si kandidate për presidente në vitin 2016, një çështje e tillë ridel në sipërfaqe.
♛Melody♛
♛Melody♛

“Do i hiqja të gjitha rrobat nëse pranon të më takosh”  Coolte21

Shteti Shteti : “Do i hiqja të gjitha rrobat nëse pranon të më takosh”  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi