AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thyhet një tjetër tabu; Çifti i parë gay deklarojnë në publik lidhjen e tyre

Shko poshtë

Thyhet një tjetër tabu; Çifti i parë gay deklarojnë në publik lidhjen e tyre Empty Thyhet një tjetër tabu; Çifti i parë gay deklarojnë në publik lidhjen e tyre

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 14, 2013 1:01 am

Thyhet një tjetër tabu; Çifti i parë gay deklarojnë në publik lidhjen e tyre Gay3-300x15128-vjeçari i ardhur nga Holanda, Vincent van Gerven, ka bërë një deklaratë publike të enjten në mbrëmje në ekranin shqiptar, duke folur për homoseksualitetin e tij, ndërsa u prezantoi shikueseve të “Top Show” të dashurin e tij shqiptar. Kjo mund të konsiderohet një thyerje tabuje për realitetin shqiptar, pasi këto vite ka pasur deklarata të veçuara të pranimit të homoseksualitetit, por asnjëherë nuk ka dalë një çift gay ta deklarojë publikisht lidhjen. E ky pohim është bërë nga një i huaj, i cili e fliste shqipen pothuaj perfekt, pasi e kishte mësuar në dy vite të qëndrimit të tij në Tiranë. I ftuar nga Alban Dudushi për të folur rreth ekspozitës “Art. 1”, që pritet të hapet më 13 maj në Muzeun Historik Kombëtar, kuratori i kësaj ekspozite nuk hezitoi të fliste për zbulimin e e homoseksualitetit të tij, kur kishte qenë 14 vjeç. Më pas, pyetjes së Dudushit se nëse ishte i dashuruar dhe ku ndodhej i dashuri i tij, ai iu përgjigj se i dashuri i tij është djali që kam në krah. Në fakt, kjo tingëlloi e papritur për Elvisin 20-vjeçar, student i Fakultetit të Drejtësisë, i cili ngeli paksa i shokuar, pasi kishte pranuar të bëhej pjesë e programit me qëllimin për të folur për ekspozitën apo homoseksualitetin në përgjithësi, por jo për çështje të tij personale. Gjithsesi, situatën e mori në dorë Vincenti, i cili si një profesor Filozofie i ardhur nga një vend liberal si Holanda, i sheh dhe i përjeton gjërat më ndryshe. Vincenti ka qenë kurator po ashtu i ekspozitës “Kukafshehti”, një tjetër projekt i LGBT-së (Komuniteti gay, lezbike, biseksualë e transeksualë). Në rrethet e ngushta shoqërore, Vincenti dhe Elvisi dalin hapur si çift. Vincenti ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri pasi i ka pëlqyer ky vend fillimisht, dhe pastaj ka pohuar se këtu ka njohur edhe të dashurin shqiptar, që ia ka bërë dhe më të bukur e i ka dhënë kuptim qëndrimit të tij në Tiranë..
♛Melody♛
♛Melody♛

Thyhet një tjetër tabu; Çifti i parë gay deklarojnë në publik lidhjen e tyre Coolte21

Shteti Shteti : Thyhet një tjetër tabu; Çifti i parë gay deklarojnë në publik lidhjen e tyre Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi