AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Foshnja e vdekur “ngjallet” 3 orë më pas

Shko poshtë

Foshnja e vdekur “ngjallet” 3 orë më pas Empty Foshnja e vdekur “ngjallet” 3 orë më pas

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 13, 2013 5:07 am




Foshnja e vdekur “ngjallet” 3 orë më pas Yasmin-Gomes-300x225

Një foshnje e lindur e vdekur realizoi një “ringjallje” të pabesueshme vetëm tre orë më pas në Brazil, informuan mediat vendase. E quajtur Yasmin Gomes, vajza kishte lindur më parë gjatë javës me ndërlikime të shumta dhe mjekët nuk kishin mundur t’i dëgjonin rrahje zemre, ndaj e kishin shpallur të vdekur.
Pas kësaj, një infermiere kishte shoqëruar trupin e pajetë në një sallë të vogël lutjesh brenda spitalit, ku do t’i kryheshin shërbesat fetare. Tre orë pasi e sapolindura ishte dërguar dhe lënë si një trup i pajetë në kishën e improvizuar, mbërriti gjyshja e saj e hidhëruar, për të marrë në dorëzim trupin.
Siç dëshmoi e moshuara, në momentin që ajo mori në dorë mbesën, pa se vajza ishte ende e ngrohtë dhe në atë moment, Yasmina hapi një sy dhe nisi të qante e shkelmonte. ”Nuk mund ta besoja. Ende nuk më ishin tharë lotët e dëshpërimit, kur vjen mamaja dhe më sjell vajzën shëndoshë e mirë”, deklaroi 26-vjeçari Cleverson Carlos Gomes, babai i foshnjes.
Edhe më të shtangur mbetën mjekët, të cilët kishin firmosur certifikatën e vdekjes, ndërsa analizat e mëpasshme treguan se foshnja gëzon shëndet të plotë. Një rast fatlum, pa ndonjë shpjegim të qartë, por fundja për prindërit kjo nuk ka rëndësi. Për ta, kryesorja është që Yasmina e tyre, fëmija “mrekulli” jeton.
♛Melody♛
♛Melody♛

Foshnja e vdekur “ngjallet” 3 orë më pas Coolte21

Shteti Shteti : Foshnja e vdekur “ngjallet” 3 orë më pas Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi